Ka than' i moçmi: 

 "Kurrë nuk kemi të drejtë të quhemi komb i qytetëruar, sado që të mësojmë gjuhë të huaja, sepse kombi nuk qytetërohet vetëm me mësimin e gjuhëve të huaja, por me mësimin e gjuhës së vet.”

                                                                                        -Filip Shiroka

Dele të llastuara

Nga Klodiana 0

Nga Vjollca Cumraku​

Ndoshta e kemi si traditë, e kemi në gjak, o ndoshta kështu na e kanë mësuar që për çdo gjë ta drejtojmë gishtin tek të tjerët duke harruar që 4 të tjerët janë drejt nesh. Raca jonë me gjak luftëtari gjithmonë ka pretenduar të dalë e palagur nga deti.

Edhe në këtë periudhë të vështirë si për qytetarët në jug, ashtu edhe në veri të vendit po të shkosh e t’i pyesësh drejtojnë gishtin me shumë bindje. Shteti, qeveria, kryetari i Bashkisë, “Mallkuar Rilindja!”, “Rroftë Sala!”, “Mallkuar Rilindja!”, e një herë tjetër “Mallkuar Rilindja bashkë me Salën!”.

Po ju o dele të vogla e deshër të mëdhenj, jeni pa faj fare?

Ishte Rilindja që iu tha të bëni shtëpinë mu në brinjtë e lumit, t’i zini kokën kanalit e t’i mbyllni gojën pusetave? Nuk ma do mendja. Në mes të kenetës kush ju tha të ndërtoni 3 kate shtëpi?

E zëmë se gabohet. Edhe falet. Po t’u lëpini fundshpinën politikanëve, kur vijnë tu marrin atë të mjerë vote kush ju tha? Gjithmonë e keni ditur se për kanalet ka kohë që nuk vihet dorë, argjinatura që nuk ndërtohen. Kur të erdhi ai kryetari që e quan tashmë armik, përse dole e ngrite dy gishtat, brohotite “Rilindje!”? Përse pranove të rrije aty e të dëgjoje si dele në vend që ta shporrje që në fillim?

Po ty djalosh që të pëlqente të shkoje në Jalë e në “Beach” si të duket tani që t’u fut “Beach”-i në shtëpi?

Në vend që të dilje e festoje, kerceje në shesh, pse nuk ia dogje atë podium e ta bëje të ikte me të katra?

Pranove një të shkretë kafe që t’u dha e nuk dëshirove te hapësh sytë.

Këdo që dëgjon,  dëshiron të iki nga Shqipëria, ama kur vjen puna te thesi i miellit shkon prapë si dele e merr, e sjell në shtëpi. Epo tani mos u anko. Po s’të pëlqyen politikanët që nuk u kujdesën për vendin, mos e merr atë thes mielli po shporri nga qyteti, mos ua lepij fundkurrizin, po mbaj të drejtën.

Tani që u përmbyte, pse po e përqafon atë kryeminister që të solli në atë gjendje. Futi një shkelm aty ku e di ti e të ik nga erdhi. Apo i lëpihesh për një shishe vaj që do të të sjellin kur të largohet uji?!

Në këtë rast pra, fillo mëso notin, praktiko lëpirjet, e zgjidh barin e shëndetshëm, dele llasticë.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej