Ka than' i moçmi: 

"Komunizma është një sëmundje e tmerrshme, si tërbimi i qenve dhe i ujqërve, është kolerë që nuk shkatërron vetëm trupin,por zemrën dhe shpirtin e njeriut."

- Mit'hat Frashëri

Dekriminalizimi/ Prokuroria: Deputetët Tahiri, Selami dhe kryebashkiaku Rroshi të lënë detyrën

Nga Skenderi 0

Prokuroria kërkon ndalimin e ushtrimit të detyrës për deputetët Dashamir Tahiri, Shkëlqim Selami dhe kryetarin e Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi.

Prokuroria doli me një deklaratë për shtyp ku theksoi se ka  nisur hetimet për këta tre shtetas.

Sektori i posaçëm i verifikimit të integritetit të personave që zgjidhen emërohen apo ushtrojnë funksione të posaçme në Prokurorinë e Përgjithshme në bazë të kërkesave ka kryer verifikim të thelluar dhe ka konkluduar se janë në kushtet e ndalimit të ushtrimit të detyrës funksionarët”, tha Fjorida Ballauri, drejtore e kabinetit të Prokurorisë.

Sipas prokurorisë 

Dashamir Tahiri me funksion deputet i grupit parlamentar të PD-së rezulton se nuk ka deklaruar në fromularin e dekriminalizimit  të dhënat si më poshtë: Në vitin 1995 është raportuar nga policia në Foxhia për krime lidhur me falsifikimin  e parave. Në vitin 2009 është dënuar nga Gjykata në Ravena për të vuajtur 9 muaj burgim për përdorim të një leje drejtimi shqiptare të falsifikuar. Subjekti është kontrolluar disa herë nga policia

Dashamir Tahiri u largua nga PDIU dy vite më parë për t’iu bashkuar Partisë Demokratike.

Shkëlqim Selami nuk ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit, të dhënat për një masë sigurie arrest me burg nxjerrë ndaj tij nga Gjykata e Brindizit si i dyshuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale që merrej me trafikim të qënieve njerëzore. Masa ndaj tij është dhënë në vitin 1994 dhe është ekzekutuar në 2006. Në kuadër të kësaj mase ai ka qëndruar një javë në paraburgimin e Brindizit dhe më pas është lënë i lirë në vijim të hetimit.

Elvis Rroshi, me funksion kryetar i Bashkisë Kavajë, rezulton se nuk ka deklaruar në formularin “Për Dekriminalizimin”:

Një dënim për veprën penale të “Përdhunimit” në grup, në vitin 1995 në Itali

Nuk ka deklaruar përdorimin e disa emrave në Zvicër

Në prill 1993 ka hyrë në mënyrë të paligjshme në shtetin zviceran dhe ka kërkuar azil, 14 maj 1993, është ndaluar nga policia e Zyrihut për një rast droge dhe është dëbuar 4 muaj më vonë.

Në korrik 1997 ka hyrë përsëri në mënyrë të paligjshme dhe ka kërkuar azil. Në
gusht 1997 është dëbuar sërish.

Në vitin 2015 DEA/US , ka informuar autoritetet zvicerane se po hetonin një shtetas të quajtur Enver Rroshi për trafik droge dhe pastrim parash.

Prokuroria e Përgjithshme thotë se ka njoftuar zyrtarisht mbi rezultatet e verifikimit Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Për të tre këto raste, krahas konstatimit të kushteve të ndalimit për ushtrimin e funksionit, Prokuroria ka nisur edhe hetimet për veprën penale të “Fallsifikimit të formularëve, neni 190 i Kodit Penal.”

Prokuroria e mbyll deklaratën duke thënë se po vijon procedura e verifikimit në kuadër të ligjit “Për dekriminalizimin” edhe për një numër të konsiderueshëm zyrtarësh.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>