Ka than' i moçmi: 

“Shqiptarët kur i lë treni, kurrë nuk thonë u vonuam, por na iku".
                                                                                        -Faik Konica

Dekreti i mbretit të Greqisë që lejonte shqiptarët të studionin në shkollat ushtarake të Greqisë

Nga Media 0

Nga Arben Llalla

Në gazetën e qeverisë së mbretërisë së Greqisë të 29 gushtit 1886 ishte botuar dekreti i cili lejonte studentët të cilët kishin njërin nga prindërit të kombësisë greke apo shqiptare, që jetonin jashtë mbretërisë së Greqisë për t’u regjistruar në shkollat ushtarake të Greqisë.

Siç shihet dekreti ishte nënshkruar nga kryeministri dhe ministri i Mbrojtjes, Harrilla Trikupi i cili ishte arvanitas dhe e fliste gjuhën shqipe. Nuk dihet përse ky Ligj lejonte çdo studentët për të studiuar në shkollat ushtarake të Greqisë nëse njeri nga prindërit kishte kombësi shqiptare dhe pa qenë shtetas i mbretërisë së Greqisë. Por bëhet fjalë për periudhën e propagandës ku flitej për një federatë greko-shqiptare.

Në këtë pikturë duket në këmbë kryeministri Harrilla Trikupi, në krahun e tij të majtë me veshje kombëtare është Çelo Picari, ndërsa nga krahu i djathtë me veshje kombëtare shqiptare është Joani Theothor Kolokotroni i cili ka qenë kryeministër i Greqisë.

 

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej