Ka than' i moçmi: 

“ Hani, vidhni, hiç mos mbeten, mbretër sa të hani veten...”
                                                                                        -Petro Marko

Deklaratat e Ramës, Paloka: Pa Tahirin në burg, BE derë e mbyllur për Shqipërinë

Nga Klodiana 0

Nënkryetari i PD-së Edi Paloka ka reaguar pas konferencës për shtyp të kryeministrit Edi Rama.

Përmes një deklarate për shtyp nga selia blu, Paloka theksoi se pa ish-ministrin Saimir Tahiri në burg, nuk do të ketë anëtarësim në BE.

“Nuk prisnim sot që Edi Rama t’u thoshte të vërtetën shqiptarëve për vizitën e tij në Berlin. E vërteta është se pa Saimir Tahirin para drejtësisë, Bashkimi Europian do të jetë një derë e mbyllur për Shqipërinë.

Me keqardhje, duhet të pohojmë, se nuk ka vend për optimizëm, përsa kohë Edi Rama nuk ka përmbushur detyrat: të luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin, të shkëpusë lidhjet e politikës me krimin, të lejojë drejtësinë të veprojë me Saimir Tahirin. Këto janë parakushtet që Berlini pret të plotësohen që të hapë dritën jeshile për negociatat e Shqipërisë.

Pengesa për Shqipërinë nuk është opozita, nuk janë miqtë e Shqipërisë në Berlin që kërkojnë standard gjerman për Saimir Tahirin dhe luftën kundër krimit të organizuar. Opozita ka dhënë mbështetje të pakushtëzuar dhe ka lobuar në Berlin e kudo që Shqipërisë t’i hapën negociatat si mjeti më efikas për të shtuar presionin dhe monitorimin ndaj një qeverie që nuk zbaton asnjë standard europian.

Shqiptarët meritojnë ta dinë të vërtetën: pengesa e vetme për Shqipërinë Europiane është Edi Rama, lidhjet e tij me krimin dhe mbrojtja politike për Saimir Tahirin.”, tha Paloka.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej