Ka than' i moçmi: 

“Shqiptarët kur i lë treni, kurrë nuk thonë u vonuam, por na iku".
                                                                                        -Faik Konica

Deklaratat e deputetit gjerman, Vasili: Rama mbrojti Tahirin dhe la Shqipërinë jashtë Europës

Nga Klodiana 0

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratave të deputetit të Bundestagut gjerman Thorsten Frei, ku tha se duhet t’i hiqej mandati ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Përmes një postimi në Facebook, Vasili shkruan se “Kryeministri Rama mbrojti Tahirin dhe la Shqipërinë jashtë Europës”.

Postimi i plotë
Kryeministri mbrojti Tahirin dhe la Shqipërinë jashtë Europës.

Deputeti gjerman Thorsten Frei e tha shumë shumë qartë “duhej hequr pa diskutime imuniteti i Tahirit”.
Kryeministri u bë bllok dhe e mbrojti bashkë me të tijtë Tahirin, duke u vendosur kundër Europës, Gjermanisë dhe shqiptarëve.

Ky kryeministër e mbron me çdo mjet krimin dhe drogën, tani pas fjalëve të Frei këtë e ka të qartë edhe shqiptari më i fundit.

Kryeministri e la Shqipërinë jashtë Europës sepse Tahiri dhe droga janë kryesore kurse Shqipëria është përtej fundit për të.
Kjo ka vetëm një emër tradhti e lartë ndaj interesave strategjike të vendit.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej