Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Deklarata/ PD: A po strehohet Klement Balili në Tepelenë?

Nga Ejona 0

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani në formë pyetje ka hedhur dyshime se shtetasi Klement Balili, i shpallur në kërkim nga policia ndodhet në Tepelenë nën kujdesin e kryetarit të bashkisë dhe një shefi të PS-së.

Gjatë një deklarate për shtyp, Ristani u drejtohet me një pyetje autoriteteve shtetërore : “A po strehohet Klement Balili në Tepelenë, nën kujdesin e kryetarit të bashkisë së Tepelenës, Termet Peci dhe një shefi të PS-së në Tepelenë, Dino Selemi, aktualisht edhe drejtor i transportit të Gjirokastrës?”

Deklarata e plotë e Ristanit:

Pas presionit të hapur ndërkombëtar për arrestimin e Klement Balilit dhe pasi u prishën për pazarin e ditës, PS dhe LSI kanë nisur sherrin dhe shfaqjen e radhës.

Ndërkohë Klement Balili, i kërkuar nga gjysma e policive të Evropës, nga DEA amerikane, i konsideruar nga CNN si Eskobari i Ballkanit, është akoma i lirë, duke kapur peshk nga jahti i tij e duke bredhur nga dasma në dasmë.

Partia Demokratike e denoncoi emërimin e Klement Balilit në zyrat e shtetit, që në maj të vitit 2014. Ne bëmë publike, prova, fakte, se si në vitin 2006, ky trafikant ishte kapur në një aksion të forcave speciale me helikopter, me 750 kilogramë drogë.

Partia Demokratike kërkoi 36 herë në 2 vite e gjysmë largimin e Klement Balilit nga administrata shtetërore ku e emëruan Rama dhe Meta dhe vënien e tij para drejtësisë.

E megjithatë, Rama dhe Meta, e mbajtën, e mbrojtën deri në fund, e mbrojtën edhe kur u shpall në kërkim nga Interpoli në maj të vitit 2016.

Sot, në vend që të lozin topa djegësi me Balilin, le ti përgjigjen një pyetje të thjeshtë: A po strehohet Klement Balili në Tepelenë, nën kujdesin e kryetarit të bashkisë së Tepelenës, Termet Peci dhe një shefi të PS-së në Tepelenë, Dino Selemi, aktualisht edhe drejtor i transportit të Gjirokastrës?

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej