Ka than' i moçmi: 

“Shqiptarët kur i lë treni, kurrë nuk thonë u vonuam, por na iku".
                                                                                        -Faik Konica

Deklarata e papritur e Behramit në Zvicër: Shqiponja na ndau

Nga Media 0

Valon Behrami nuk është më pjesë e kombëtares së Zvicrës dhe kjo si shkak i revolucioni të trajnerit Petkoviç, ku mes të përjashtuarve ishte edhe 33-vjeçari me origjinë shqiptare.

Një ditë pas përhapjes së lajmit, Valon Behrami ka sqaruar me anë të një intervistë për RSI prapaskenat që çuan në largimin e tij.

Valon Behrami, juve iu ka telefonuar Vladimir Petkovici të hënën pasdite. Çfarë të tha?

Dua të them, mendova se ishte një telefonatë kortezie. Por në atë telefonatë, ai dëshironte të më tregonte derën e Kombëtares. Një muaj pas humbjes në Kupën e Botës në Rusi, kishte dinamika të cilat nuk më pëlqenin.

Çfarë dinamikash?
Dinamika të cilat nuk i përshtateshin qëllimit tim në skuadër. Unë gjithmonë e kam promovuar unitetin. Skuadra duhet të jetë gjithmonë e bashkuar, si në situata pozitive, ashtu edhe në situata negative. Te ne, kishte një ndarje. Por si djalë i ri, unë tentova të ndërtoj një skuadër, kështu jam rritur unë. Sporti, dhe mbi të gjitha futbolli, i bashkojnë kombësitë dhe kulturat e reja. Rezultati është një kombëtare e bashkuar dhe kjo është ajo që e karakterizonte Zvicrën. Gjithmonë kam luftuar për këtë gjë.

Çfarë do të thuash me ndarje? A është fjalë për festimin me shqiponjë të Xhakës dhe Shaqirit dhe reagimet që ka shkaktuar kjo?
Pajtohem. Ai gjest na ndau neve, tregoi një anë tjetër tonën. Ne jemi duke shkuar në një drejtim dhe duamë të krijojmë një ambient të mirë rreth nesh, gjë që e bën krenar Zvicrën. Pastaj u larguam nga Kupa e Botës. Në këtë pikë, është e lehtë të kritikosh, të gjesh një ndarje mes nesh. Neve na thanë se e preferojmë një komb më shumë se tjetrin, por ne e kemi dëshmuar se ne i përkasim vetëm një kombësie. Ne gjithmonë e kemi përgjegjësinë si zviceran, si në fitore ashtu edhe në humbje.

Ata gjithmonë tentonin të krijojnë unitet brenda skuadrës. Tani ndjeheni sikur të kanë vendosur para derës.

Gjithmonë kisha menduar se do të largohesha më herët. Por, këtë vit ndjehesha sikur isha integruar plotësisht brenda skuadrës dhe ndjehesha si lider. Dhe tani më kanë lënë para derës. Trajneri mund të thotë çfarë të dojë. Është një vendim politik. Unë gjithmonë e kam mbrojtur veten kundër njerëzve që nuk e kuptojnë se çfarë është futbolli. Ju nuk keni luajtur asnjëherë futboll! Ky është problem i madh me shoqatat e Zvicrës. Ata gjithmonë tentojnë të ruajnë pozitat e tyre, por nuk e kanë asnjë ide se si ndjehen lojtarët. Njerëzit thonë se ne kurrë nuk u munduam. Kjo më lëndon. Por e di, kështu është. Në të njëjtën kohë, e gjitha kjo nuk është problem shumë i madh për mua.  Tani kam më shumë kohë për vajzat dhe gruan time. Isha i pasigurt gjatë vendimmarrjes, kështu që nuk është në pyetje egoizmi. Unë jam 33-vjeçar, me siguri do të pensionohesha kur të jem 35-vjeçar. Nuk ka asnjë problem. Gjithmonë kam provuar të japë më të mirën time, ju e keni parë këtë gjë. Në fillim ishte e vështirë, por pastaj reagova fuqishëm. Dua ta përsëris edhe një herë: unë gjithmonë kam marrë përgjegjësi. Edhe sot, po ashtu. Qëndroj faqebardhë dhe them se është gabim të më tregoni në këtë mënyrë se nuk jam më pjesë e projektit tuaj. Dua të ma thonë këtë vendim ballë përballë. Kjo gjë nuk ndodhi. Të gjithë e panë se çfarë ndodhi pas ndeshjes kundër Suedisë. Dhe tani duket se kjo ka çuar deri te ky vendim. Por unë kam thënë: Qëndroj këtu, nuk dua t’iu ndodhin gjëra të këqija. Unë mund të largohem, udhëtimi im është afër përfundimit. Njerëzit të cilët u prekën nga kjo gjë, më telefonuan për të kërkuar ndihmë. Unë i dola në ndihmë.

Cilët njerëz? A mund ta thoni një emër?
Sekretari i përgjithshëm.

Atëherë Miescher. Ai i ka kritikuar lojtarët e kombëtares me dy kombësi. Edhe pse, ju nuk i keni dy pasaporta. Për shembull, a nuk donin më  Xhaka dhe Shaqiri të luanin për Kombëtaren e Zvicrës?
Jo saktësisht ata të dy, por ka lojtarë që reaguan në mënyrë të dhunshme. Unë gjithmonë kam tentuar t’i qetësojë. Pastaj sekretari i përgjithshëm më telefonoi dhe më kërkoi ndihmë për t’i qetësuar kolegët. Unë e bëra këtë gjë pasi gjithmonë kam dashur të kem një skuadër të bashkuar, e jo të ndarë. Ai thotë se më ka shkruar një mesazh specifik. Kjo gjë nuk ka ndodhur kurrë. Gjithçka ndryshoi dhe tani ndodhemi në këtë situatë.

A ndjeheni më shumë i zhgënjyer apo i zemëruar?
Unë jam i zhgënjyer. Gjithashtu, jam njeri, kam ndjenja për njerëzit këtu. Po flas për trajnerin dhe të gjithë grupin. Si person, kjo po më lëndon shumë. E di se zhgënjime të tilla janë pjesë e karrierës së një futbollisti, e di se këto ndodhin shpejt. Por, unë mendoja se mund t’i besoja disa njerëzve të caktuar sa i përket fatit tim, të paktën. Të ma thonë atë në fytyrë. Ta vendosin dorën e tyre mbi shpatullat e mia. Dhe jo të ma thonë në një telefonatë 30 sekondëshe se unë më nuk jam pjesë e projektit të tyre.

A do ta mbështesësh Kombëtaren e Zvicrës në të ardhmen?
Normalisht! Unë e mbështes Zvicrën, një skuadër që duhet të jetë e bashkuar. Unë e telefonova Xhakën menjëherë dhe i thashë: shpresoj se ti do të jesh lideri i vërtetë në këtë skuadër dhe shpresoj se të kam ndihmuar gjatë kohës time aty. Ai më tha se gjithmonë kisha qenë një shembull i mirë për të. Këto janë gjëra që nuk harrohen asnjëherë. Gjithmonë do ta mbështes Zvicrën.

http://publik.live/behrami-pas-largimit-vendim-politik-na-ndau-gjesti-i-shqiponjes/

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej