Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Degjenerimi i shoqërisë shqiptare!

Nga Klodiana 0

Nga Endrit Hoxhaj

Shumë prej nesh vërejnë se shoqëria jonë është në rënie të lirë. Shumë, analistë, opinionistë e psokologë kanë shprehur shpesh mendimet e tyre për këtë temë. Ishte një kohë kur çdo program që përfundonte në televizion ndreqej nga vula e dëshirës së mirë. Kjo nënkuptonte përmbajtjen e shëndoshë dhe moraliste të vetë programit. Gjithçka u zhduk para disa dekadash… Nuk ka më asnjë përpjekje për të ngritur moralin e shoqërisë shqiptare. Në fakt, media sot duket e angazhuar në një përpjekje për të kryqëzuar moralin dhe për të imponuar moralin rozë të Hollywood-it. Në Hollywood është mjaft e pranueshme të shkëmbejnë gratë, të kenë partnerë të shumëfishtë martesash apo partnerë të shumtë seksualë jashtë martesës. Kultura e drogës është e lavdëruar. Shpenzimet e tepëruara idolizohen nga ky grup vip, duke demonizuar të njëjtat shpenzime nga turma e Wall Street-it. Për fat të keq, te ne, kronikat rozë të lajmeve janë bashkuar me mediat argëtuese për të shkatërruar fijet morale të kombit tonë. Personazhet vip, megjithatë e bëjnë këtë thjesht, duke dëshiruar të jenë të popullarizuar dhe duke mos arritur të kuptojnë natyrën shkatërruese të marrëzisë së tyre. Nuk është asnjëherë vonë për të rimarrë parimet e besimit dhe të moralit, që e shtynin Amerikën në majën e suksesit, në kohë rekord. Në fakt, nuk është tepër vonë të jesh një komb që mëson nga gabimet. Për fat të keq, ne nuk zgjedhimin modelet e përshtatshme për imitim. Kjo ndodh çdo ditë, orë dhe minutë… Kështu, ne do të vazhdojmë të vulosim rënien e pashmangshme që ka karakterizuar çdo komb tjetër, përpara nesh!

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej