Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Deda: Në 1997-ën kam bërë roje poshtë pallatit i armatosur me kallashnikov

Nga Media 0

Pakush e dinte që aktori i humorit, Julian Deda ka qenë i federuar në një skuadër futbolli në Gjermani. Këtë gjë 37-vjeçari e ka zbuluar në një intervistë për revistën “Who” ku tregon 10 sekretet e jetës.

1. Kam qenë lojtar futbolli i federuar në një skuadër në Gjermani.

2. Nuk e ha pastiçon. Nuk e kam ngrënë kurrë, ndaj dhe nuk ja di fare shijen.

3. Urrej verën dhe plazhin. Jam i detyruar të shkoj në plazh prej fëmijëve. Po të ishte për mua do të doja të jetoja në një vend, ku nuk ka kurrë verë dhe diell.

4. Korrektësinë e kam sëmundje. Nuk flas me një ish-shok të ngushtë, vetëm se nuk ishte i përpiktë në orare.

5. Në vitin 1997 isha 16 vjeç dhe kam bërë roje poshtë pallatit i armatosur me kallashnikov.

6. Nuk kam bërë asnjë punë tjetër në jetë. Vetëm aktor.

7. Jam neglizhent në larjen e makinës. Makina ime mund të rrijë pa u larë me muaj. Rekordi 4 muaj.

8. Në moshën 6 vjeçare, duke luajtur poshtë pallatit në Shkodër, jam djegur keq fare në prush në të dyja këmbët. Sot, nuk kam asnjë shenjë të kësaj djegie.

9. Gjatë studimeve në Akademinë e Arteve nga viti 2000-2004, pra në 4 vjet nuk kam asnjë mungesë. Me pak fjalë kam frekuentuar 100% të mësimit.

10. Kam probleme me gjilpërat dhe me dhurimin e gjakut, më zë. Herën e fundit në 2008 më ra të fikët. Që atëherë nuk bëj më.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej