Ka than' i moçmi: 

"Çlirim i një populli nuk do të thotë liri e tij duke skllavëruar një tjetër."

Faik Konica

Dëbora paralizon Europën Lindore/ Raportohen 73 të vdekur

Nga Ejona 0

73 persona kanë humbur jetën për shkak të kushteve ekstreme të motit të cilat prej një jave kanë përfshirë të gjithë Europën

Autoritetet raportojnë se 15 njerëz kanë vdekur pasi kanë ngrirë nga të ftohtit në Ballkan: katër të moshuar në Bosnjë, gjashtë persona në Serbi, dy të pastrehë në Kosovë dhe një grua e moshuar e dy të pastrehë në Maqedoni.

Policia kufitare në Moldavi përkohësisht ka mbyllur shtatë pika kufitare me Ukrainën për shkak të reshurave të dendura të borës.

Në Rumani, stuhitë kanë mbyllur 130 rrugë dhe kanë shkaktuar vonesa të gjata dhe anulime të udhëtimeve me tren.

Pjesë të mëdha të Bullgarisë veriore dhe lindore janë paralizuar nga bora e cila ka bllokuar rrugë dhe mbi 100 qyteza dhe fshatra i ka lënë pa energji elektrike.

Përveç borës e ngricave, Britania tashmë po përballet edhe me erën e fuqishme, e cila ka shkaktuar probleme të shumta. Me mijëra banesa kanë mbetur pa energji elektrike, shumë fluturime ajrore janë anuluar. Pemë të rrëzuara mbi automjete e mure të shembura është tabloja e krijuar nga era qe llogaritet me shpejtesi më shumë se 125 kilometra në orë.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej