Ka than' i moçmi: 

"Dy bija të përmallshme, gurë të paçmuar, si hyj po ndritni ju, Kosovë e Çamëri."

- Asdreni

Debati presidencial / Hillary Clinton “triunfon” mbi Trump

Nga Skenderi 0

Hillary Clintoni detyroi Donald Trumpin të “luajë në mbrojtje” në debatin e parë presidencial, teksa e sulmoi atë për temperamentin, refuzimin për të paguar taksat dhe komentet e tij në të kaluarën në lidhje me racën dhe gratë.

Clintoni, e cila ka parë avantazhin dominues në garën presidenciale të zhduket gjatë javëve të fundit, që nga konventa e Partisë Demokratike, ofroi një performancë të fuqishme, në të cilën demonstroi një zotërim të fortë të politikës dhe një sens humori, duke buzëqeshur gjatë disa prej sulmeve më të fortë të Trumpit. Ajo ofroi batutën më të fortë të mbrëmjes, në përgjigje të kritikave të Trumpit për faktin që kish qëndruar jashtë fushatës së fundmi.

“Mendoj se Donald sapo më kritikoi se jam përgatitur për këtë debat”, tha ajo. “Po, jam përgatitur. Dhe a e di për çfarë tjetër jam përgatitur? Jam përgatitur për Presidente. Dhe kjo është gjë e mirë”.

Trumpi e nisi në sulm fillimin e debatit, dhe ofroi disa pika efektive për ekonominë dhe vendet e punës – disa prej aspekteve të fushatës së tij presidenciale që kanë gjetur jehonë tek amerikanët. Por debati nxorri në pah tendencën e Trumpit për të thënë gjëra të rreme, teksa ai bëri disa deklarata të pavërteta për gjithçka, që nga ligjet mbi policinë, tek mbështetja e tij për luftën në Irak, si dhe pretendimin e tij se Clintoni ishte prapa të ashtuquajturit “komploti i çertifikatës së lindjes të Obamës”.

screen-shot-2016-09-27-at-06-51-45

/bota.al/

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej