Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Debati për Shqipërinë në PE/ Fleckenstein i mbyll gojën eurodeputetes greke

Nga Media 0

fleckenstein

BE do të hapë negociatat me Shqipërinë, kolegët grekë e kanë bërë rrugë të ankohen për fqinjët e tyre.”

Eurodeputeti Knut Fleckenstein, raportues për Shqipërinë në Parlamentin Europian, ka bërë thirrje që shtetet anëtare të BE-së, të miratojnë çeljen e negociatave me Shqipërinë. Gjatë seancës së djeshme, Parlamenti Europian është përshirë në debate, teksa diskutohej hapja e negociatave me Shqipërinë.

Një eurodeputete greke ka ngritur sërish pretendimin se 19 familjeve minoritare në Himarë u janë prishur banesat e tyre.  Ajo ka theksuar që qeveria shqiptare u ka dhënë vetëm pesë ditë kohë për të lënë banesat pa leje, të cilat më pas do të prisheshin. “Shqipëria ka detyrim të ketë marrëdhënie të mira me fqinjët”, ka theksuar ajo.

E menjëhershme ka qënë përgjigjia e Fleckenstein, i cili  i ka thënë përfaqësueses greke në PE se Greqia ka probleme dhe pretendime, shpesh të pabaza, me të gjithë fqinjët. Knut Fleckenstein ka kërkuar hapjen e negociatave me Shqipërinë, duke i vënë si kriter vetëm zbatimin e reformave.

Kolegët grekë shpesh pretendojnë probleme me shumë vende”, ka thënë Fleckenstein.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>