Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Debate të forta në Komisionit e Shëndetësisë, Vokshi Beqajt: Nesër në prokurori

Nga Skenderi 0

“Sot me vezë dhe domate, nesër në prokurori. Besova se vezët dhe domatet e mëngjesit do ua kishin ndryshuar raportin me të vërtetën. Ju uroj suksese në jetë ashtu sikundër të rinjtë e mëngjesit”

Kështu i tha kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë Albana Vokshi  Ministrit  Ilir Beqaj, në mbledhjen e Komisionit të Shëndetësisë

Gjithashtu teksa ministri Beqaj po prezantonte buxhetin e vitit 2017 për institucionin që ai drejton, kryetarja e Komisionit Albana Vokshi i kërkoi ministrit që të pranojë se shëndetësia falas ishte një mashtrim.

Ndërsa gjatë debatit që po zhvillohej mes Vokshit dhe Beqaj, deputetet e mazhorancës i kërkuan kryetares së Komisionit që t’i përmbahet rendit të ditës, dhe ministri Beqaj të flasë për buxhetin.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>