Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Dea Bylykbashi sjell Muzikën koreane te ArTurbina (film)

Nga Media 0

Cilat janë pasionet e të rinjve sot? Duket sikur janë një botë më vete dhe e padepërtueshme, por të rinjtë e Tiranës nuk kanë asgjë më pak sesa të rinjtë e shumë vendeve të botës me pasionet dhe shijet muzikore të momentit. Dea Bylykbashi, sot nxënëse në klasën e 10 të shkollës World Academy of Tirana, bashkë me bashkëmoshatarë dhe nxënës më të vegjël të shkollës së saj solli për më shumë se një orë muzikën Pop Koreane, e cila është një nga rrymat më të pëlqyera mes të rinjve në botë.

Eshtë një muzikë me strukturë të thjeshtë, me tre akorde, por harmonia dhe ritmi e bën atë të pëlqyeshme dhe të përqafueshme nga të rinj në Europë dhe sidomos në Shtetet e Bashkuara.

Ja ç’thotë Dea për idenë dhe realizimin e spektaklit: “Unë i kam shumë pasion kulturat aziatike dhe gjithmnonë kam parë shfaqje, muzikë, koncerte e shumë gjëra të ndryshme. Prej kësaj mësova gjuhën dhe kështu u lidhën me njëra-tjetrën që të dilte një gjë e bukur”. 

Prindër, mësues e spektatorë ndoqën me kuriozitet kërcimet dhe prezantimet të ilustruara në anglisht nga nxënësit. Për Dean, ky nuk ishte vetëm një spektakël i thjeshtë, por edhe një provim që vendos nxënësit para sfidës së realizimit të ideve konkrete me të cilat do të përballen nesër në jetë.

Dea e realizoi këtë më së miri, duke treguar përballë publikut në Arturbina se në shkollat e Tiranës veç pasioneve për muzikën e bukur, punohet edhe për të realizuar e për ta prezantuar këtë pasion sa më bukur dhe mirë.

https://shqiptarja.com/lajm/dea-bylykbashi-sjell-muziken-koreane-te-arturbina

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej