Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

De Biasi: Zahavi u soll si bir …/ Berisha nuk duhet të binte në nivelin e tij

Nga Ejona 0

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Gianni De Biasi është shprehur se ai kishte paralajmëruar se ndeshja do të ishte e vështirë përballë një kundërshtari të fortë. De Biasi ka kritikuar Berishën për momentin e ndëshkimit duke e cilësuar sjelljen e tij si të një lojtari pa eksperiencë.

“Unë nuk dua të kapem pas vendimeve të arbitrit. E kisha thënë që në përpara që do të ishte një ndeshje e vështirë ndaj një kundërshtari shumë të fortë, por sigurisht ai gol i parë, pra penalltia e dhënë dhe kartoni i kuq influencuan në rezultatin e ndeshjes. Nuk ndërrova mbrojtës me mbrojtës se Kukeli bëri një ndeshje të shkëlqyer kundër Zvicrës në Europian, duke luajtur shumë mirë në qendër. Ai e bëri pjesën e tij sa më mirë në atë rol. Pas 2-0 hodha një sulmues më shumë, por qartësisht pas penalltisë dhe përjashtimit, mbetëm në 10, e pastaj 9. Në këtë rrethanë bëhet e vështirë të rikuperosh.

Mua skuadra më pëlqeu më shumë me 10 e 9 sesa kur ishte me 11. Kishim mundësi me Memushajn në rastin e Llullakut dhe nuk e di se çfarë mund të bëhej më shumë. Nuk ishte ndeshja më e çuditshme e karrierës, ishte një ndeshje ku episodet nuk ishin në favorin tonë, pastaj i futem edhe në vetë probleme vetes. Lamë të kalonte topi lehtësisht, e paguam rëndë dhe mbetëm me 10. Pastaj ndaj tyre nuk është e lehtë, i njoh më mirë e ndaj kam thënë në konferenca se ndaj tyre nuk do të ishte e lehtë.

Berisha bëri një ndeshje të mirë deri në momentin e ndëshkimit. Aty u soll si një lojtar pa eksperiencë, për fat të keq. Lojtarë me staturën e tij duhet të jenë të kujdesshem. Sigurisht, Zahavi e ekzagjeroi me spektaklin që dha pas për plasjes dhe ndikoi dukshëm te arbitri, por Berisha nuk duhej të binte pre e tij. Në atë moment rivali u soll siç themi ne në zhargon, si një bir…, por Berisha nuk mund të binte në nivelin e tij. Më vjen keq për këtë.”, tha De Biasi për Supersport.

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>