Ka than' i moçmi: 

"Ja sot në Shqipni nuk të pvetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don ta dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në bankë"

- Anton Harapi

De Biasi: Nata e parë në Shqipëri ishte e frikshme, i vura karrige derës

Nga Media 0

Natën e parë në hotel e vendosa karrigen para derës së dhomës, për shkak të frikës se do të më vidhnin.”

Ka qenë ky rrëfimi i ish-trajnerit të kuqezinjve, Gianni De Biasi në një intervistë të dhënë këto ditë për mediat italiane.

“Sot e them duke qeshur, sepse me kalimin e kohës mësova t’i dua shqiptarët”, shton ai më tej, duke treguar se në tokën e shqiponjave erdhi me paragjykime të shumta.

Përsa i përket kualifikimit në “Euro 2016” dhe më pas largimit nga Shqipëria, De Biasi thotë se “Nuk e di se kush mund jetë ky njeri, ndoshta një marsian.
Në fakt, me Shqipërinë arrita një objektiv që në fillim dukej me të vërtetë i pamundur, duke e çuar në kampionatin e fundit europian, duke sfiduar çdo parashikim. Kam provuar një ndjenjë të mrekullueshme.
Por, kuptova se një cikël ishte mbyllur, prandaj mendova të shkoj në kohën më të mirë të mundshme, jo për krizën e rezultateve, në një grup ku Spanja dhe Italia po dominojnë pa rivalë”, deklaroi ai.

Ish-trajneri i Shqipërisë Gianni De Biasi tashmë do të fillojë aventurën e re në Spanjë në drejtimin e ekipit të Alaves.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej