Ka than' i moçmi: 

“Shqiptarët nuk ndahen në të krishterë e në muhamedanë, po ndahen në dy anë: Ana e kombëtarëve, në të cilën ka shqiptarë nga të gjitha besimet, dhe ana e zuzarëve”.

                                    -Faik Konica

De Biasi mohon zërat për drejtimin e Palermos

Nga Klodiana 0

U përfol se ishte shumë pranë stolit të Palermos, por Xhani De Biazi ka hedhur poshtë të gjitha zërat, për marrjen e skuadrës italiane.

Në një prononcim për “Mediagol.it”, ish-trajneri i Kombëtares, ka shpjeguar edhe të vërtetën në lidhje me prezencën e tij në stadium për të ndjekur ndeshjen Çitadela-Palermo.

“Nuk ka shumë për të sqaruar. Isha në “Tombolato” për të parë ndeshjen Çitadela-Palermo, sepse kur jam në shtëpi, në Udine ose në Padova, shkoj gjithmonë në stadium.

Nuk kam pasur asnjë kontakt me Palermon. Ju siguroj se nuk ka asgjë në këtë mes. Në mëngjes kam folur në telefon me Bruno Tedinon, i kam folur me shumë dashamirësi për situatën dhe ai e ka kuptuar shumë mirë.

Isha i detyruar ta bëja, sepse çfarë nuk kam lexuar. Kam një raport të mirë me të dhe bëj tifo për të. Shpresoj që ta ngjitë Palermon në Serinë A. Jam një person i pastër dhe them gjithmonë të vërtetën” u shpreh De Biazi.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej