Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

De Biasi i përlotur: Sot largohem nga drejtimi i Kombëtares

Nga Ejona 0

Trajneri i Kombëtares shqiptare Giani de Biasi ka dhënë sot dorëheqjen nga drejtimi i kombëtares shqiptare të futbollit.

Pas njoftimit të djeshëm se nuk do të rinovonte kontratën në fund të edicionit, De Biasi ka dalë në një konferencë për shtyp së bashku me kreun e FSHF-se, Armando Duka duke bërë me dije largimin e tij nga detyra që sot.

“Sot largohem nga drejtimi i kombëtares duke mos patur nje ekip per te cilin te punoj.

Kam punuar gjithmonë me pasion të madh, entuziazëm të ri falë edhe rezultateve dhe euforisë ngjitëse të gjithë shqiptarëve në atdhe dhe atyre të shpërndarë anembanë botës.

Impenjimi i përditshëm, përpjekja për t’iu transferuar djemve një mentalitet të ri, mentalitetin fitues, angazhimi i vazhdueshëm me ju gazetarët, mediat për t’iu kaluar një komunikim korrekt, transparent, proaktiv ka qenë një punë e detajuar vazhdimisht e mundimshme, nganjëherë dhe e besdisshme.

Dëshiroj të theksoj se që nga sot largohem nga drejtimi i skuadrës përfaqësuese të futbollit duke mos pasur një ekip në të cilin punoj aktualisht, ndërkohë që gjatë këtyre viteve gjithmonë kam rezistuar ndaj tundimeve të ofertave të punës duke ditur që vendi im ishte në udhëheqjen e djemve tanë drejt një rritje të qëndrueshme në drejtim të realizimit të objektivave, por organizimit dhe të vetë lojtarëve.

Cikli im si trajner ka përfunduar.”- u shpreh De Biasi.

Kreu i FSHF-se,  Armando Duka ka shprehur falenderime dhe mirënjohje për kontributin e De Biasit në rrugëtimin e tij si trajner i Kombëtares Shqiptare.

“Misteri mendon se cikli i tij ka përfunduar unë nuk mendoj ashtu. Giani de Biasi është trajneri më i mirë i skuadrës shqiptare deri sot. Faleminderit nga zemra.”, është shprehur Duka.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej