Ka than' i moçmi: 

"Populli nuk e pëson duke qenë i ditur."

- Pjetër Bogdani  

AS/ De Biasi: Flamuri i tyre është shumë më i madh sesa duket

Nga Klodiana 0

I pyetur nga e përditshmja sportive madrilene, AS , nëse trajnieri i kombëtares shqipëtare ndihej më shumë shqiptarë apo italian?

Ai është përgjigjur kështu: ”Pavarësisht se në Itali kjo nuk mund të tingëllojë mirë unë ndihem shumë Shqiptar, të përballesh çdo ditë me ta të bën dhe të ndihesh njësoj si ata”.

Gianni De Biasi ka folur edhe për popullin shqiptar i cili ka thënë:

“Te gjithë kenmi një imazh të frikshëm për Shqipërinë, por po ju them që edhe për italianët në Amerikë flasin më shumë për mafian tonë sesa për picat dhe spagetit. Kam parë që dhe ju flisni për stadiumet në kushte të këqija në Shqipëri, por nuk e dini që pas zhvillimit të Kombëtares janë ndërtuar dy stadiume mjaft të mira, të cilët mund t’i krahasoj pa frikë me stadiume të Italisë ose Spanjës”.

“Nese ka diçka që më pëlqen nga populli shqiptar atëherë do thosha krenaria, ata mund të jenë të varfër, të pafuqishëm dhe gjithçka tjetër, por asnjëherë nuk ndihen të turpëruar t’i thonë të gjithëve se nga vijnë, flamuri i tyre me pak fjalë është shumë më i madh sesa duket”, ka përfunduar italiani.

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>