Ka than' i moçmi: 

“Gjysmë mjeku-vdes njerëzia, gjysmë idealisti-nuk bëhet Shqipëria”.

                                     -Fan Noli

Dasmë e madhe në Kaninë, martohet Gjergj Kastrioti Skënderbeu me Donikën (Film)

Nga Media 0

Këtë të diel, Kalaja e Kaninës ishte mbushur me dasmorë nga të gjitha anët mbarëkombëtare, të cilët kishin ardhur për të qenë pjesë e dasmës së madhe të Skënderbeut e të Donikës, ceremoni kjo që është organizuar në bashkëpunim me Arbëreshët e Italisë, Elida Jorgani dhe Fate Valaj.

Si në kohët e vjetra, Skënderbeu me helmetën e tij të famshme, me kostume shqiptare kishte hipur mbi kalin e bardhë që të merrte për nuse Donikën.

Arbëreshë, ansamble të ndryshme të këngëve dhe valleve nga Shqipëria e Kosova ishin krushqit e kësaj dasme të madhe që kishin mbushur Kalanë e Kaninës për të shënuar këtë festë të madhe, edhe njëherë, pas një periudhe pesë shekullore.

Dhe si të sapomartuar, Gjergj Kastriot Skënderbeu dhe Donika, të cilët performoheshin nga dy arbëreshë, kishin zënë vend në fronin e tyre dhe po ndiqnin dasmën, ku më pas nusja e Kastriotëve hodhi edhe tufën e luleve, bestytni kjo për të sjellë dasmën e radhës në këto troje.

Dhe trashëgimtari i Gjergj Kastriot Skënderbeut, që vjen nga gjenerata e pesëmbëdhjete, Loris Castriota Skenderbeg para të pranishmëve të shumtë ka thënë se mos të ishte kjo dasmë nuk do të ishin mbledhur.

“Kjo dasmë na ka mundësuar që të bëjë bashkë gjakun e shqiptarëve”, ka thënë ai, duke kujtuar se rrethanat historike kanë bërë që shqiptarët të jenë të ndarë në gjitha anët e botës. “Shqipëria ka një histori të shkëlqyer për të gjithë, dhe vetëm atëherë kur ta kuptojë Europa rëndësinë e Shqipërisë, Shqipëria do të jetë pjesë e saj”, ka thënë Skenderbeg.

Më pas në këtë cermoni kanë folur edhe përfaqësues të tri komuniteteve arbëreshe nga Italia, të cilët e kanë shprehur dashurinë për këtë ritakim të shqiptarëve. E Elida Jorgani ka premtuar se kjo festë do të bëhet e përvitshme, dhe po me këtë festë do të takohen të gjithë shqiptarët.

Më pas, kjo dasmë e madhe është shënuar edhe me mbjelljen e pemës së paqes nga Skënderbeu dhe Donika, kurse më pas, kjo festë është shënuar me këngë dhe valle nga shumë ansamble, por me një hapësirë të theksuar për arbëreshët.

Skënderbeu e Donika

Po sjellim pamje nga mbjellja e Pemës së Paqes nga Skënderbeu e Donika, në Kalanë e Kaninës. Dasmë e madhe bëhet sot./ KultPlus.com

Posted by KultPlus.com on Sunday, April 22, 2018

http://Dasmë e madhe në Kaninë, martohet Gjergj Kastrioti Skënderbeu me Donikën

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej