Ka than' i moçmi: 

Njeriu i lig i ngjan thesit të qymyrit: jashtë i zi, brenda akoma më i zi”.

                          -Sami Frashëri

Dasmat shqiptare në komunizëm, pse qanin nuset me gjithë shpirt

Nga Media 0

“Të qara me ulërima deri sa të dëgjonte i fundi i katundit ose i lagjes…, se kështu e donte zakoni”. Kështu, media franceze e përshkruante ceremoninë e dasmës, të qarat e nuses si të ishte dita e saj më e tmerrshme.

Gazetari shqiptar Ilir Seci e ka publikuar foton e faqes së parë të njërës prej tyre, ku shfaqet nusja në ditën e saj më të lumtur duke qarë me sa fuqi ka. Në krah të saj është i vëllai, i larë me lot gjithashtu, pasi po përcjell nga dera motrën e tij nuse. Një pamje “tmerri” të ditës së dasmës e përcjell në vitin 1980 një media franceze në faqen e parë të saj. Më poshtë mund të lexoni një pjesë të tekstit të përkthyer në shqip:

“Të qara me ulërima, derisa të dëgjonte i fundit i katundit ose i lagjes… se kështu e donte zakoni”!

Ky është një ndër detajet e rëndësishme të ceremonisë së dasmave të vajzave shqiptare në komunizëm. Është një zakon që në fakt është trashëguar më herët. Nuk ishte reflektim i emocionit të ditës, kur vajza lë shtëpinë e prindërve, por se përmes të qarave duhet të tregojë se sa shumë i doje prindërit e sa e “fisme” ishe, se nuk dëshiron të lije prindërit “për të shkuar të burri”.

Këtë adet duhet ta respektonin të gjitha nuset, në momentin kur vëllai apo një i afërm tjetër i familjes, i merrte prej krahu për t’i përcjellë tek pragu i derës, atje ku ishin krushqit duke pritur ta marrin në dorëzim.

Në të shumtën e rasteve dhëndri mungonte mes krushqve. Nusja e dhëndrri shiheshin në fund të ceremonisë në shtëpinë e dhëndrrit, madje të hënën, një ditë pas dasmës, sepse nusja merrte me vete një krushkë, e cila flinte atë natë me nusen në shtëpinë e dhëndrit”, këto zakone të ceremonisë martesore shqiptare janë përcjellë në mediet franceze në vitin 1980.

http://voxalbaniae.com/dasmat-shqiptare-ne-komunizem-pse-qanin-nuset-me-gjithe-shpirt/

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej