Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Dashamir Shehi: Bëjmë të gjithë si Shekspirë, ky vend s’ka para për ujësjellësa

Nga Media 0

Dashamir Shehi gjatë fjalës së tij në Komisionin e Ekonomisë, tha se qeveria shqiptare s’ka para për ujësjellësa dhe rubineta, por ka para për pallate nga 200 milionë euro.

Shehi u shpeh:

Do t’i kisha mbyllur të gjitha koncesionet. Këto koncesione e kanë futur Shqipërinë në borxhe për 10 vite.

Kot jemi ankuar për Rrugën e Kombit, shikoni shifrat për rrugët që po ndërtohen, për stadiumin dhe teatrin, ilaçet dhe spitalet.

Nuk ka asnjë garë të hapur. Në sebep të atyre të mëparshme janë 100-fishuar vjedhje. Bëjmë të gjithë si Shekspirë e Hamletë.

S’ka asnjë budalla në këtë sallë dhe jashtë saj që nuk nënkupton që Rama ka 20 vjet që ia ka vënë syrin asaj copë toke.

Shikoni shëmtinë e stadiumit, është një markatë që ka edhe një fushë futbolli. Kjo është vjedhje e pastër. Ju po e votoni, i jepni konjukturë, e quani moderne.

Ky vend s’ka para për ujësjellesa dhe rubineta, kërkon para nga ndërkombëtarët, por për pallate 200 milionë eurosh i kemi paratë.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej