Ka than' i moçmi: 

“Gjysmë mjeku-vdes njerëzia, gjysmë idealisti-nuk bëhet Shqipëria”.

                                     -Fan Noli

DASH përjashton Shqipërinë nga vendet mikpritëse për bizneset amerikane

Nga Media 0

Vendi ndodhet në një spirale të rrezikshme. Prej javësh tashmë sistemi i drejtësisë është në kolaps të plotë e ndërsa nuk mungojnë skandalet e shumta qeveritare që lidhin ekzekutivin me klientela korruptive apo grupe oligarke që përfitojnë para në kurriz të taksapaguesve shqiptarë. Ndërkohë shpeshherë është theksuar nga organizmat ndërkombëtarë mungesa e shtetit ligjor. E gjithë kjo panoramë e zymtë duket se po ndikon jashtëzakonisht keq në të ardhmen e vendit dhe në mënyrën  se si e shohin sipërmarrjet e huaja investimin në Shqipëri.

Rasti më flagrant është ai i biznesit amerikan i cili e sheh vendin tonë si një vend të pasigurt për investim nga sipërmarrjet amerikane. Kështu “standard” ka zbuluar se raporti i Departametntit Amerikan të Shtetit lidhur me klimën e biznesit për vitin 2018  (“Investment Climate Statements for 2018”) nuk e ka përfshirë fare Shqipërinë, ndryshe nga një vit më parë, pra 2017, ku ishim pjesë e listës së vendeve që SHBA i sugjeron investitorve amerikanë për të bërë biznes.

Raporti i DASH per vitin 2017, ku e ka perfshire Shqiperine ne vendet qe departamenti sygjeron per te bere biznes, sipermarrja amerikane
Raporti i DASH për vitin 2018, ku Shqipëria është fshirë nga lista e vendeve që departamenti sygjeron për biznesin amerikan.

Mungesa e Gjykatave në vend, të cilat janë të paralizuar si pasojë e Vetting-ut, kryesisht ajo Kushtetuese dhe ajo e Lartë ndikon më shumë se negativisht në besimin tek sipërmarrjet e huaja. Në një vend ku drejtësi ndodhet në kolaps, nuk ka sesi të ketë investime të huaja. Dhëe kur këtë ta thotë SHBA, vërtetohet se situate është jashtëzakonisht e rëndë!

http://www.standard.al/2018/07/24/ekskluzive-dash-perjashton-shqiperine-nga-vendet-mikpritese-per-bizneset-amerikane/

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej