Ka than' i moçmi: 

"Ja sot në Shqipni nuk të pvetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don ta dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në bankë"

- Anton Harapi

DASH: Me shumë rëndësi që opozita të hyjë në zgjedhje

Nga Skenderi 0

Zyrtari i lartë amerikan Thomas A. Shannon, deklaratë për krizën politike në Shqipëri

N/sekretarin për Çështjet Politike, në Departamentin Amerikan të Shtetit, Thomas A. Shannon, ka deklaruar dje është me shumë rëndësi që të gjitha partive politike në Shqipëri që marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Zyrtari i lartë amerikan bëri këtë deklaratë, pasi priti në një takim ministrin e Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati. Në një deklaratë për mediat të DASH thuhet se takimi riafirmoi partneritetin e ngushtë midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, mbështetjen e fortë të SHBA për reformën e gjyqësorit dhe angazhimin e përbashkët ndaj vlerave demokratike, sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave të njeriut. Shannon, gjithashtu është shprehur se është e rëndësishme që të gjitha partitë politike të marrin pjesë në zgjedhje.

“Ambasadori Thomas A. Shannon, Nënsekretar për Çështjet Politike, u takua sot me Ministrin e Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati për të adresuar interesat e përbashkëta në marrëdhëniet tona bilaterale dhe për rajonin. Nënsekretari riafirmoi partneritetin e ngushtë midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, mbështetjen tonë të fortë për përpjekjet e Shqipërisë për reformën gjyqësore dhe angazhimin tonë të përbashkët ndaj vlerave demokratike, sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave të njeriut”, theksohet në deklaratën e DASH.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej