Ka than' i moçmi: 

"Ja sot në Shqipni nuk të pvetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don ta dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në bankë"

- Anton Harapi

Daniel Cjapi, talenti shqiptar i futbollit që refuzoi kombëtaren greke

Nga Media 0

Trajneri i Kombëtares shqiptare U-19, Erion Bogdani nis kontaktet me familjen e 18-vjeçarit për ta afruar në Kombëtaren shqiptare

Mediat greke kanë zbuluar së fundmi një talent të ri të futbollit. Është 18-vjeçari shqiptar, Daniel Cjapi që po shkëlqen në futbollin e Greqisë. 18-vjeçari po shihet nga mediat dhe specialsitët grekë të futbollit, si një sulmues me të ardhme që Kombëtarja greke po kërkon me ngulm ta ofrojë në ekipin U-19. Deri tani, familjarët e talentit shqiptar nuk kanë pranuar ofertën që Danieli të luajë për kombëtaren greke. Ndërkohë që trajneri i Kombëtares shqiptare të U-19, Erion Bogdani, pritet që së shpejti, të kontaktojë me talentin shqiptar për ta afruar në ekipin kombëtar të Shqipërisë.

Talenti Cjapi është lindur në Greqi  më, 15.12.1998, nga dy prindër shqiptar dhe po rritet në shtetin helen si futbollist. Ai luan si sulmues krahu dhe me skuadrën e Artës po bëhet protagonist në çdo ndeshje me golat e tij. Portali artagoal.gr shkruan se Cjapi në ndeshjen e fundit që ka zhvilluar ka shënuar gol që në minutën e 3 të ndeshjes, ku pas një krosi në zonë ka shënuar me kokë.

Talenti Daniel Cjapi në merkaton e verës pritet t’i bashkohet skuadrës së Pas Janinës në superligën greke, skuadrën ku luan aktualisht, mbrojtësi i Kombëtares, Andi Lila.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej