Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Dalin pamjet, ja momenti kur ekstremisti grek qëllon mbi policinë në Gjirokastër (Film)

Nga Klodiana 0

Report TV siguron pamjet ekskluzive të momentit kur ekstremisti grek Konstantinos Kaçifa hapi zjarr mbi efektivët e policisë së Gjirokastrës mesditën e djeshme. Pamjet janë siguruar nga gazetari i Report Tv, Artan Hoxha. Videoja është filmuar nga brenda lokalit të fshatit Bularat.

Nga pamjet duket ekstremisti grek i veshur me uniformë ushtarake dhe që qëllon në drejtim të automjetit ku është vendosur patrulla e policisë së Gjirokastrës. Pra, Kaçifa nuk ka qëlluar në ajër, por në drejtim të policisë, por fatmirësisht nuk mbeti asnjë i lënduar, ndërsa janë terrorizuar edhe banorët.

Dy janë detajet që duhen veçuar në video; e para lidhet me armën që greku përdori në ngjarjen e djeshme. Ajo është një automatik i modifikuar me dylbi, që ka brenda shënjestrën holografike, e cila është një pajisje ushtarake që e përdor edhe NATO.

Modifikimi i automatikut që përmirëson shënjestrën tregon se asgjë nuk ka qenë rastësore dhe se ushtari grek ka qenë i përgatitur më parë për gjithçka. Ndërsa detaji i dytë lidhet me pretendimin e ngritur nga grekët se ushtari u vra për flamur.

Por në fakt sikur duket në pamjet e siguruara nga Report Tv, greku që po qëllonte me një armë ushtarake moderne nuk kishte asnjë flamur në dorë, por kallashnikov. Flamujt grek nuk janë prekur dje në fshatin Bularat, por përkundrazi janë valëvitur normalisht.

Pas publikimit të videos, gazetari i Report Tv u shpreh se kjo është një provë e qartë se autori nuk ishte amator apo banor i thjeshtë i fshatit Bularat sikur shprehen grekët. Hoxha thotë se videoja rrëzon pretendimet e grekëve se ai u vra se u irritua nga heqja e flamurit, pasi shton ai, sikur duket nga pamjet nuk ka flamuj në dorë, por kallashnikov, ndërsa simbolet greke valëviten normalisht.

/shqiptarja.com/

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej