Ka than' i moçmi: 

Njeriu i lig i ngjan thesit të qymyrit: jashtë i zi, brenda akoma më i zi”.

                          -Sami Frashëri

Daçiç: Një tjetër shtet tërhoqi njohjen e pavarësisë së Kosovës

Nga Klodiana 0

“Mbretëria e Lesotos në Afrikën e Jugut tërhoqi qëndrimin politik mbi statusin e Kosovës dhe deklaratat që mund të interpretohet si njohje e pavarësisë së Kosovës”, tha ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë Ivica Daçiç, pas një takimi me kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të atij vendi afrikan, transmeton “Zëri.info”.

Qeveria e Mbretërisë së Lesotos ka rishikuar qëndrimin e saj politik për statusin e Kosovës, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Lesotos.

“Qeveria e Mbretërisë së Lesotos beson se kontributi i saj i vetëm për statusin e ardhshëm të Kosovës duhet të jetë për të mbështetur dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, në vend të përcaktimit të statusit të saj para se të përfundojë dialogu.

Prandaj, shtetësia e Kosovës është një çështje e parakohshme. Qeveria e Mbretërisë së Lesotos nuk ka komentuar mbi këtë çështje, as nuk do të bëjë kështu derisa dialogu mes të dy palëve të përfundojë. Kur palët arrijnë një marrëveshje, Qeveria e Mbretërisë së Lesotos do ta mbështesë atë në mënyrë të vendosur”-thotë deklarata.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej