Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Corriere della Sera: “Shqipëria , sera europiane e drogës”

Nga Klodiana 0

foto-eradicazione-4-0072-kvcf-u432401038340240had-593x443corriere-web-sezioni-593x356

E përditshmja italiane Corriere Della e ka titulluar shkirmin për Shqipërinë ‘Shqipëria, sera europiane e drogës’.

Shkrimi e nis  historinë që në vitin 2004, kur në muajin gusht trafikantët padronë të fshatit Lazarat panë një helikopter të policisë italiane, që fluturonte në katërqind metra lartësi mbi plantacionet e mbjella me hashash. Sapo ai u afrua e goditën me kallashnikov.

Në bord ishin dy asistent prokurorë, një marshall i Guardia di Finanza dhe një oficer i anti¬drogës shqiptare. Mrekullisht askush nuk u lëndua dhe piloti ishte mire, vetëm helikopteri pësoi dëmtime.
Sipas gazetës, që në atë kohë kanë ndryshuar lartësitë, gjeografia, mediat, burrat dhe taktikat e ndërhyrjes, teknikat e angazhimit, ‘niveli’ i trafikantëve, por jo substanca: Shqipëria është ende sera e marijuanës në Evropë.

Shkrimi përshkruan aksionin e fundit të Guardia di Finanza, Helikopteri i së cilës fluturon mbi territorin shqiptar në sajë të një marrëveshjeje me qeverinë e Tiranës në 20% të territorit çdo vit, që nga janari i ketij viti ka “regjistruar” 213 mijë hektarë të mbuluara nga plantacione të mbjella me hashash, ndërkohë që në 42 misione janë zbuluar 753 mijë bimë marijuanë.

Duke marrë si prodhim mesatar dy kile e gjysmë drogë nga një bimë hashashi dhe duke llogaritur se me shitjen ne Puglia ka një fitim prej 1,300 euro për kilogram, lënda narkotike do siguronte më shumë se 2 miliardë euro të ardhura, pothuajse një e katërta e GDP-së së Shqipërisë.

Gazeta italiane shkruan se trafikantët shqiptarë, të cilët kanë zgjedhur të largohen nga ishujt grekë dhe të jenë brenda Bashkimit Europian, kanë një lloj rrjeti të fuqishëm sigurie në Puglia.

Një hetues thotë për gazetën se problemi i marihuanës nuk ka pasur një rritje të papritur por ka qenë gjithmonë prezent. Bosët që punojnë mes Shqipërisë dhe Italisë kthehen atje dhe fshihen kur dëgjojnë se rrezikohen dhe i frikësohen arrestimit.

Shpesh ndodh që nuk materializohet një urdhër arresti i nisur nga Italia, dhe ata i lejojnë vetes të zhduken në mënyrë fantastike pa u gjurmuar dhe të mbrojtur nga klanet në Shqipëri. Në liri të përjetshme. Ndoshta nuk ka një zgjidhje, ndoshta nuk do gjendet kurrë. – përfundon shkrimi i gazetës italiane.
/balkanweb

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>