Ka than' i moçmi: 

“Shqiptarët kur i lë treni, kurrë nuk thonë u vonuam, por na iku".
                                                                                        -Faik Konica

Conte-Chelsea, historia përfundon në gjykatë!

Nga Klodiana 0

Historia mes Antonio Contes dhe Chelseat mund të përfundojë në gjykatë. Lajmi bëhet i ditur nga ‘Times’ sipas të cilit, trajneri italian është gati të ndërmarrë veprime ligjore kundër klubit londinez i cili e shkarkoi atë nga detyra.

Conte pretendon që të përfitojë dëmshpërblim përveç pagës së tij prej 9 milionë Paund që i takon për sezonin e ardhshëm. Arsyeja që e shtyn Conten t’i drejtohet gjykatës ka të bëjë me kohën e marrë nga klubi për shkarkimin e tij që sipas tij ishte shumë e gjatë dhe që i shkaktuan probleme për vijimin e karrierës së tij.

Në fakt drejtuesit e Chelseat e kishin marrë prej muajsh vendimin për të larguar Conten nga pankina edhe pse kontrata e tij skadonte në vitin 2019. Por shkarkimi i tij u bë 55 ditë pas fitores së Bluve të Londrës në finalen e FA cup, që ishte ndeshja e fundit e sezonit të kaluar.

Madje Abramovich lejoi që Conte të grumbullonte skuadrën, për ta zëvendësuar pas 3 ditësh me Sarrin. Kështu Conte që ishte ende nën kontratë me Chelsean, nuk mund të arrinte akorde me skuadra të tjera. tani e gjithë kjo çështje është në duart e avokatëve të cilët po studiojnë hapat që duhen ndërmarre dhe e gjithë kjo me Milanin në sfond me kuqezinjtë që janë në pritje të zhvillimeve të reja.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej