Ka than' i moçmi: 

"Ja sot në Shqipni nuk të pvetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don ta dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në bankë"

- Anton Harapi

Cinizmi i Vangjel Dules: 80-vjeçarja ndalohet të shkojë në Çamëri për arsye teknike

Nga Media 1

Nuk ka Çështje Çame, çështje labe, çështje myzeqare apo kështu me radhë… Nëse ka një problem pronësor, padrejtësi që i është bërë nga një shtet tjetër, ka vetëm një instrument, që është rruga e drejtësisë, e të gjitha niveleve lokale dhe atyre ndërkombëtare.”

Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule është shfaqur mjaft cinik në përgjigjen e tij ndaj pyetjes së drejtpërdrejtë: Përse ndalohet 80-vjeçarja dhe të tjerë si ajo, për të hyrë në territorin grek, vetëm pse ajo e ka të regjistruar vendlindja Paramithi, apo Pargë a vend tjetër në Çamëri.

Për arsye teknike”, thotë Vangjel Dule, pasi sipas tij, fjala “Çamëri”, nuk ekziston në ndarjen territoriale të Greqisë, ndaj kjo e pengon shtetin grek që të lelojë këta shtetas të hyjnë në tokat e tyre. Përgjigja qesharake e Dules, vjen në vazhdën e të tjerave qëndrime që ai ka mbajtur më parë, por që përsëriti në intervistën e mbrëmshme në Top Story me gazetarin Sokol Balla.

Ka raste që autoritetet greke kanë kthyer qytetarë shqiptarë në kufi. Ka arsye të ndryshme, por një nga arsyet është edhe kjo që përmendet, por jo se përmendet lindja në Pargë apo Gumenicë, por ka patur disa pasaporta që shkruanin vendlindje, përcaktime administrative që nuk ekzistojnë në listën e përcaktimeve administrative të Greqisë dhe çdo shtet depoziton emërtimet administrative zyrtare në OKB. Greqia depoziton të vetat në OKB dhe nëse nuk korrespondojnë këto të dhëna me të dhënat e depozituara, krijohet një problem në sistemin që e konsideron të papranueshme. Është problem vetëm teknik”, ka thënë Dule.

Megjithëse Sokol Balla e ka pyetur drejtpërdrejtë për atë çfarë tha në Bruksel Komisoneri Johanes Hahn, Vangjel Dule i është shmangur pyetjes.

Ky është edhe qëndrimi konstant i palës greke në raport me zgjidhjen e Çështjes Çame. Sipas Dules, Çështja Çame nuk ekziston, ashtu siç nuk ekziston për grekët.

Nuk ka Çështje Çame, çështje labe, çështje myzeqare apo kështu me radhë. Këto nuk ekzistojnë as si koncepte, jo më si realitete. Nëse ka një problem pronësor, padrejtësi që i është bërë nga një shtet tjetër, bota e sotme e civilizuar ka vetëm një instrument, që është rruga e drejtësisë, i të gjitha niveleve lokale dhe atyre ndërkombëtare. Edhe ne, edhe vende të tjera që na rrethojnë janë në juridiksionin e Gjykatës së Strasburgut. Të gjitha ata që kanë pretenduar se mund të kishte çështje të ngjashme në Europë dhe që ishin produkt i pas Luftës së Dytë Botërore, që kanë çuar këto pretendime në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut, janë rrëzuar. Po ju kujtoj çështjen e sudetëve në Çeki, me mbështetjen e fortë të Gjermanisë dhe lobimin e saj në gjykatë, nuk u konsiderua si çështje. Rrjedhimisht, nuk i bëjmë asnjë shërbim të mirë këtij vendi, në radhë të parë pretendime të kësaj natyre dhe pengojnë ata qytetarë të Republikës së Shqipërisë që u mjafton përcaktimi qytetar i Republikës së Shqipërisë, të pretendojnë të drejtën e tyre këto lloj zhurmash që janë karakteristika të fazave të krizës, nisin me to dhe përfundojnë me ciklin e krizës”, tha Dule.

Kreu i PBDNJ-së, lëshoi një sërë akuzash për kryeministrin Rama, i cili duket se është bërë “armik” për Dulen e të ngjashmit e tij, vetëm që ka guxuar t’i thotë hapur, Dules e grekëve në Athinë se Çështja Çame është Çështje Shqiptare. Rama është shprehur disa herë publikisht se Çështja Çame është një çështje që qeveria shqiptare e ka shtruar në tryezën e bisedimeve me Greqinë dhe nuk ka ndërmënd ta tërheqë deri sa ajo të zgjidhet, bazuar në Konventën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Rama është i pari kryeministër që flet hapur për tragjedinë e Çamërisë dhe që kërkon nga pala grekë të ulet në bisedime për të gjetur zgjidhje për këtë çështje si dy kombe të qytetëruara. Kjo është arsyeja, pse zoti Dule kishte mbledhur kaq shumë mllef për kryeministrin Rama, të cilin e reflektoi gjatë gjithë intervistës në Top Story me Sokol Ballën.

Komente (1)

  1. E ka fajin Enver Hoxha qe u dogji pashaportat Çameve dhe ketyre legenave u dha toka dhe pushtet!

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej