Ka than' i moçmi: 

"Ja sot në Shqipni nuk të pvetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don ta dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në bankë"

- Anton Harapi

Chelsea mposht 3-1 Arsenalin, blutë drejt titullit

Nga Klodiana 0

Chelsea fiton bindshëm 3-1 derbin e Londrës ndaj Arsenalit, hakmerren për humbjen në fazën e parë dhe thuajse hipotekojnë titullin kampion.

Në “Stamford Bridge” skuadra e drejtuar nga Antonio Conte është e papërmbajtshme dhe kalon shumë shpejt në avantazh që në minutën e 13-të me spanjollin Marcos Alonso.

Me këtë rezultat dhe më një ritëm shumë të lartë mbyllen 45 minutat e para të takimit. Pjesa e dytë nis me gol për kryesuesit e Premier league. Eden Hazard bën gjithçka vet duke shmangur me radhë mbrojtësit e Arsenalit dhe duke tundur rrjetën për herë të dytë.

Me gjithë sulmuesit që hedh në fushë Wenger është sërish Chelsea që gjen golin e tretë me Fabregas. Më pas në kohën shtesë ka kohë vetëm për golin e nderit për Arsenalin me Giroud.Chelsea fiton derbin ndaj Arseanlit 3-1 dhe prek titullin kampion.

Edhe pse jemi vetëm në javën e 24-të në Angli me 59 pikë dhe me një ecuri fantastike skuadra e Contes ka një hap kampioni që pritet të kurorëzohet me sukses.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej