Ka than' i moçmi: 

“Shqiptarët nuk ndahen në të krishterë e në muhamedanë, po ndahen në dy anë: Ana e kombëtarëve, në të cilën ka shqiptarë nga të gjitha besimet, dhe ana e zuzarëve”.

                                    -Faik Konica

Charlize Theron: Shtova 22 kg për rolin e një nëne mbipeshë

Nga Klodiana 0

Aktorja hollivudiane, Charlize Theron ka shtuar plot 22 kg për të interpretuar rolin e saj “Tully” të një nëne mbipeshë, gjë që e ka detyruar në shumë raste të ngrihej në orën 2 të natës për të ngrënë ushqime kalorike.

“Dëshiroja të ndihesha si një grua e tillë ndihet realisht dhe mendoj se ishte rruga më e mirë që ta përafroja sa më shumë me rolin. Ishte një surprizë e madhe për mua. Pësova një depresion të madh, sepse për herë të parë në jetën time kam ngrënë aq shumë ushqime kalorike dhe kam pirë aq shumë sheqer. Nuk ka qenë dhe aq kënaqësi për mua ky rol”, zbuloi Charlize Theron.

Aktorja tregoi se problemin më të madh e kishte me dy fëmjët e saj, Jackson 6 vjeçar dhe August 2 vjeç, të cilët mendonin se nëna e tyre ishte shtatzënë: “Kujtonin se prisja një bebe, duke parë barkun tim. Por pjesa më e keqe ishte rënia sërish nga pesha. U desh një vit e gjysmë dhe për mua ishte një ferr”, tha Charlize Theron.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej