Ka than' i moçmi: 

“Gjysmë mjeku-vdes njerëzia, gjysmë idealisti-nuk bëhet Shqipëria”.

                                     -Fan Noli

Champions League, sot Valencia-Juve, Real Madrid-Roma

Nga Klodiana 0

Aktiviteti më i madh europian do të mirëpres sot bardhezinjtë e Juventusit në “Mestaja” ku do të përballen me Valencian.

Bardhezinjtë po kalojnë një formë shumë të mirë në kampionatin italian, duke fituar katër ndeshjet e para. “Zonja e Vjetër” shpreson me blerjen e Kristiano Ronaldos të arrij të rikthejë trofeun më të madh europian per klube në shtëpinë e saj, të cilin e ka ngritur për herë të fundit në vitin 1996.

Kundërshtari i tyre që do të kenë përball mbrëmjen e sotme vjen në një gjendje krejtësisht të kundërt, nuk ka fituar asnjë ndeshje deri më tani në kampionatin spanjoll dhe ndodhen në vendin e 17-të të La Ligës.

Dy blerjet e reja të tyre Batshuai dhe Gameiro ende nuk e kanë gjetur rrugën e rrjetës. Gjithshtu një tjetër ndeshje e rëndësishme e mbrëmjes së sotme është përball mes Realit të Madridit dhe Romës, një ndeshje e vlefshme për grupin G dhe që për spanjollët skuadra italiane duket ndër më të fortat në letër.

Të dyja klubet u përballën edhe gjatë verës në turnet miqësor, ndeshje që Reali e fitoi me shifrat 2-1. Roma ndërkohë ka humbur dy nga lojtarët kryesor të saj si Alizon apo Naingolan që e ndihmuan vitin e shkuar të mbërrinte deri në gjysmëfinalen e Champions Leagues.

Përball tyre Reali i Madridit do të fillojë aventurën e tij pa trajnerin Zinedin Zidan në kupat e europës. Nën drejtimin e Lopetegit të gjithë presin nëse dot ë mundet ai të marrë trofeun e katërt radhazi. Manchester City do të përballet në këtë mbrëmje me francezët e Lyonit në shtëpinë e tij.

Pa Serxhio Aguerron dhe Benxhamin Mendi trajneri Guardiola ka paralajmëruar ndryshime të rëndësishme në formacionin e sotëm dhe skemat e lojës edhe pse nuk do të jetë vetë në pankinë për shkak të penalizimit që e mbart që nga çerekfinalja e vitit të shkuar.

Ndeshja kundër Lionit do të jetë përballa e parë në këtë kompeticion mes tyre, ndërkohë që statististikat thonë se asnjë klub francez nuk ka mundur të fitojë në “Etihat Stadium” të Cityt. Edhe skuadra tjetëre e Manchesterit, United, do luaj sot ndeshje e parë të fazës së grupeve, në transfertë përball zviceranëve të Young Boys.

Për ta do të jetë gjithashtu një premier pasi nuk janë përballur më parë në kompeticione të tilla. Skuadra e Mourinjos vjen pas fitoreve të njëpasnjëshme në transfertë ndaj Bërnleit dhe Watfordit. Dhe në letër duket se do të jetë një përballje e lehtë për ta në një grup ku kundërshtarë të radhës do të kenë Juventusin dhe Valencian.

/topchannel/

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej