Ka than' i moçmi: 

"Më lehtë është me mbledhë një thes pleshta, se ti bashkosh dy shqiptarë."

- At Gjergj Fishta

Champions League/ Cristiano Ronaldo dërgon Realin në gjysmëfinale

Nga Klodiana 0

Real Madrid kalon në gjysmëfinale të Champions League duke mposhtur Bayern me rezultatin 4-2.

Bayerni triumfoi në kohën e rregullt duke fituar me rezultatin 2-1 dhe u nevojitën 30 minutat e shtesës për të vendosur skuadrën e kualifikuar për më tej. Lewandowski dhe autogoli i Sergio Ramos, për Bayernin, si dhe Ronaldo për madrilenët, ishin autorët e golave për 90 minutëshin e kohës së rregullt.

Shtesat Bayern i nisi me dhjetë futbollistë, pas kartonit të kuq, të marrë nga Vidal, në minutën e 84. Ylli portugez i madrilenëve mori në dorë fatet e kualifikimit duke shënuar dy herë në shtesë, në minutat 105 dhe 110, ndërsa Asensio në të 112-ën, shënoi golin që vulosi rezultatin final, 4-2.

Kështu Real Madrid vazhdon më tej, në gjysmë-finalet e kompeticionit, me rezultatin e përgjithshëm 6-3, duke u konfirmuar si një nga pretendentët kryesorë për fitimin e trofeut. Nga ana tjetër, bavarezët  e Ancelottit duhet të presin një tjetër vit, për të tentuar të fitojnë Champions-in.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej