Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Champions League, Bayern vjedh për herë të dytë

Nga 27.al 0

Juventus ka qenë pa dyshim çudia e mbrëmjes, teksa e la Guardiolën për 70 minuta pa tekst. Një pjesë e parë e përfunduar 2 me 0 për miqtë, e cila mund të ishte fare mirë 3 me 0, nëse gjyqtarët nuk do të kishin anulluar një gol të rregullt të Moratës, i cili sipas ekspertëve ishte brenda linjës 90 centimetra, pra gati një metër, gjë që në këtë sport konsiderohet shumë për të gabuar.

Alegri vendosi në fushë një skuadër tejet interesante për të korrigjuar një rezultat 2 me 2 në Torino, por dhe tre mungesaat e mëdha, Dibala, Markizio, Kielini.

Bavarezët ja dolën vetëm në fund duke shfrytëzuar dy gabime të vetme të mbrojtjes. Kurse në shtesë vendasit u treguan më cinikë, megjithëse Juventus sërish pati raste të pastra.

Gjithsesi, gjermanët ia dolën mbanë, pas dy golave të parregullt në Torino, një 11 metërshi të munguar atje për bardhezinjtë dhe një goli të anulluar në mënyrë të padrejtë në Mynih. Duket Guardiola në skemat e tij fituese nuk harron të përfshijë dhe gjykimin.

 

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej