Ka than' i moçmi: 

Gabimi i atij që punon me dëshirë dhe endje, është më i mirë se të qëlluarit e atij që punon pa dashur."

- Sami Frashëri

Champions League/ Bayern dënd me gola Arsenalin. Reali kthen Napolin në fshat

Nga Rexhina Biba 0

Bayern ka mundur 5 me 1 Arsenalin dhe gjyqtarin serb të ndeshjes. Skuadra e Karlo Ancelotit arriti të shënojë qysh në minutën e 11-të me një gol të jashtëzakonshëm të Arjen Robben. Arsenali mundi të barazojë falë një 11 metërshi të çuditshëm. Në fakt Aleksis Sançez e humbi 11 metrshin, por shënoi, sepse mbrojtësit gjermanë u sollën me shumë edukatë.

Kaq ishte loja e Arsenal, sepse Levandoski, Alkantra dhe Mëler shënuan katër gola të tjerë. Arsenal kthehet i dërrmuar në Londër.

Në ndeshjen tjetër Napoli e nisi shkëlqyer, falë një gabimi të mbrotjes dhe portierit Navas të Realit të Madridit. Insinje shënon në minutën e tetë për miqtë.

Por, Benzema barazon në minutën e 19-të. Qysh në krye të pjesës së dytë, Reali shënon golin e dytë pas një goditje kirurgjikale të Tonni Kros, ndërsa goli i tretë është një vepër arti e Kasemiro. Elseid Hysaj me shokë kthehet në shtëpi ashtu si pritej; kokëulur.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>