Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Çfarë thoshte Taulant Balla dje? Po sot pse nuk flet për montazh? Ja pamjet…

Nga 27-shi 0

Kur ish-kryeministri Sali Berisha bëri publik dje foton e Taulant Ballës me një të arrestuar dhe dënuar për trafik droge, numri 2 i PS-së, doli e tha se ishte fotomontazh.

Balla në tentativë për të shfajësuar veten, mori dy foto të ndryshme duke tentuar që t’i mbivendosë.

Por edhe syri i pastërvitur i një njeriu e dallonte që Balla po mundohej të shpëtonte.

Ish-kryeministri Sali Berisha i bëri sot një paralajmërim Ballës se nëse nuk kërkonte ndjesë, atëherë qytetari digjital do ti nxirrte prova të nxehta.

Në orën 14 e pak minuta ish-kryeministri ka publikuar në faqen e tij në Facebook një video ku Taulant Balla duket në shoqërinë e të dënuarit për kokainë.

E pas akuzës për gjoja fotomontazh, pas pamjeve video Balla është mundur ta ndryshojë shënjestrën e postimit, duke përdorur Maksi Beçën, i cili ka bërë një postim në facebook.

Ja çfarë shkruante dje Taulant Balla:

Kinostudio e SHQUP-it dhe Saliu deshtuan perseri sot turpshem me nje fotomontazh, i cili ishte realizuar keq. Moren nje person qe nuk i di as emrin, prene nje fotografi timen dhe prodhuan foto te montuar, te cilin portalet e Zenit te Saliut dhe te kunatit te Lulit e bene lajm. Po me mire te kishit vene Lulin bashkë me Babalen, sesa kete tipin😂

https://www.syri.net/politike/200187/cfare-thoshte-taulant-balla-dje-po-sot-pse-nuk-flet-per-montazh-ja-pamjet/

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej