Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Çfarë të gatuajmë për mëngjesin e Pashkëve?

Nga Ejona 0

Pashka është një festë që festohet nga të gjithë besimtarët në simbolikë të ringjalljes së Krishtit. Ajo kremtohet ditën e hënës së plotë të ekuinoksit pranveror.

Kjo festë padyshim konsiderohet edhe festë familjare. Buka e Pashkës përgatitet mëngjesin e Pashkës në pothuajse çdo familje dhe duke qenë se nuk është as e ëmbël as e kripur. Shoqërohet me reçel ose djathë.

Receta e plotë:

Përbërësit:

1 kg miell

5 kokrra vezë

300 gr sheqer

200 gr gjalpë i shkrirë

3 paketa maja të vogla 10g (30g)

1 lugë kafeje krip

1gotë uji me qumësht të vakët

(200gr) lëkurë të grirë të 1 kokrre portokalli

1 të verdhë veze për lyerjen nga sipër, para pjekjes

Përgatitja:

Marrim 250 gr miellin në fillim dhe i përziejmë bashkë me majanë dhe qumështin e vakët dhe e lëmë në një vend të mbuluar të vijë për 20 minuta. Në një enë tjetër marrim vezët, sheqerin, kripën dhe miellin që na mbeti dhe i përziejmë të gjitha bashkë. Marrim masën e përgatitur më përpara mbasi kanë kaluar 20 minuta dhe i përziejmë bashkë. Hedhim ngadalë gjalpin e shkrirë deri sa të na bëhet një brumë i butë. E lëmë të mbuluar deri sa të vijë dyfishi i brumit. Në momentin që brumi ka ardhur dyfish formojmë forma të ndryshme. Marrim tavën dhe e lyejmë me gjalpë dhe e vendosim brumin e bërë në forma. Mbasi i kemi vendosur në tavë të gjitha format e bëra e marrim dhe e fusim në furrë tavën dhe lëmë deri sa të fryhen prapë. Në momentin që brumi ka ardhur, marrim një të verdhë veze dhe i lyejmë nga sipër me një furçë kuzhine. I pjekim në temperaturën 150° për 35-40 minuta. Ju mund të vendosni vezë në mes të brumit, kjo varet nga dëshira juaj.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej