Ka than' i moçmi: 

 "Kurrë nuk kemi të drejtë të quhemi komb i qytetëruar, sado që të mësojmë gjuhë të huaja, sepse kombi nuk qytetërohet vetëm me mësimin e gjuhëve të huaja, por me mësimin e gjuhës së vet.”

                                                                                        -Filip Shiroka

Çfarë parashikojnë sinoptikanët për ditën e sotme

Nga Klodiana 0

Sipas parashikimit të Meteoalb, reshje intensive shiu do të shoqërojnë pjesën më të madhe të ditës së sotme, ndërsa në zonat malore do të ketë reshje të dendura dëbore.

Përmirësimi i motit do të ndodhë gjatë mesnatës së sotme. Për sa i përket temperaturave, ato do të kenë rënie gjatë pasdites së sotme dhe gjatë natës që vjen pas.

Dita e diel nis me vranësira e reshje të pakta por mesdita sjell intensitet mesatar deri të lartë të shirave në pjesën më të madhe të Shqipërisë por dëborë të dendur në zonat malore. Pasditja dhe mbrëmja zgjerojnë shtrirjen e dëborës deri në 300 – 400 m mbi nivel deti por zonat me reshje do të jenë të pakta, kryesisht ato Lindore. Gjatë natës pritet përmirësim i motit ndërsa zonat Lindore dhe kryesisht Juglindja, mbeten me reshje të pakta dëbore,” shkruan Meteoalb.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej