Ka than' i moçmi: 

"Sod nuk don me dijt kush si je, po si dukesh e si paraqitesh."

- Anton Harapi

Çfarë duhet të hamë në mëngjes?

Nga Ejona 0

Mëngjesi padyshim është vakti kryesor i ngrënies dhe shumë i rëndësishëm për shëndetin e njeriut. Pavarësisht kësaj, shumë nga ne e evitojmë atë duke mos i kushtuar shumë rëndësi.

Njerëzit që hanë mëngjes janë më të shëndetshëm dhe gjasa që ata të pësojnë sëmundje të ndryshme janë shumë të pakta, në krahasim me ata që nuk e hanë këtë vakt. Ja çfarë sugjerojmë të hani në këtë vakt:

Proteina

Vezët: Vezët janë burimi më i mirë i proteinave. Preferohet që t’i merrni dy vezë dhe t’i zieni ato gjatë mbrëmjes, që t’i keni gati në mëngjes.

Bajame dhe ara: Rriteni nivelin e proteinës në trupin tuaj me anë të ushqimeve të shëndetshme. Arrat dhe bajamet janë ushqime të rekomanduara, të cilat janë shumë të thjeshta për tu konsumuar, pasi ato mund ti hani kur jeni duke vozitur apo edhe kur keni filluar punën.

Karbohidrate

Fruta: Do të jetë një gjë perfekte nëse ju në mëngjes hani ndonjë frut, si ushqim shumë i shëndetshëm. Ju mund t’i përzieni ato duke i konsumuar në formë lëngu. Rrushi, molla, porokalli… dhe lista vazhdon. Nëse i konsumoni këto në mëngjes, atëherë pjesa e ditës do të jetë krejtësisht më ndryshe për ju.

Drithëra: Largoni nga dollapi i shtëpisë drithërat me sheqer dhe fokusohuni në drithëra të shëndetshëm. Ju mund ti përzieni ato me jogurt dhe mund ti konsumoni teksa jeni duke punuar në zyrë, apo duke ecur në koridor.

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej