Ka than' i moçmi: 

"Më lehtë është me mbledhë një thes pleshta, se ti bashkosh dy shqiptarë."

- At Gjergj Fishta

Çështja e ndërliqshme e zgjedhjes së presidentit

Nga 27.al 0

Nga Albinot Maloku

Çështja e zgjedhjeve të presidentëve në Kosovë e Shqipëri, vazhdon me qenë problem i madh. Praktika që nuk përfill mendimin e qytetarëve, të cilëve u mohohet e drejta e zgjedhjes me votë të drejtpërdrejtë e të parit të shtetit, siç bëjnë shumë popuj të tjerë, do të duhej ndryshuar me ndryshime kushtetuese.

Sot, në Shqipëri po flitet për zgjedhjen e Presidentit konsensual. Kjo formë e kthen këtë institucion në një figurë të dobët dhe të varur nga një shumicë parlamentare, si dhe nuk garanton që i pari i vendit të jetë një institucion mbi palët dhe jashtë palëve.

Modeli garantues i demokracisë është zgjedhja e presidentit nga populli dhe jo nga marrëveshjet politike, ose nga imponimet ndërkombëtare.

Vendit nuk i shërben asnjë model tjetër i zgjedhjes së shefit të shtetit, pra, as i ashtuquajturi konsensual, partiak, a i preferuari i shumicës politike, i bërë përmes koalicioneve jonatyrale, por vetëm modeli i zgjedhjes së shefit të shtetit nga populli. Pa e ndryshuar praktikën aktuale kushtetuese të zgjedhjes së Presidentit edhe Kosova, edhe Shqipëria do të vazhdojnë të kenë probleme, të cilat e stagnojnë vendin.

Presidenti apo presidentja e ardhshme e Kosovës dhe e Shqipërisë, për të dëshmuar seriozitetin politik të spektrit vendimmarrës aktual në vend, duhet të zgjidhet nga populli dhe kjo jo vetëm që sjell stabilitet institucional, sidomos të institucionit të presidencës, por e bën të mundshme zgjedhjen e një personaliteti, i cili ato funksione që i ka si kryetar shteti t’i ushtrojë me kompetencë e respekt nga verdikti i popullit.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej