Ka than' i moçmi: 

“Gjysmë mjeku-vdes njerëzia, gjysmë idealisti-nuk bëhet Shqipëria”.

                                     -Fan Noli

Çështja e Luginës të ngritet në Bruksel e OKB, e jo vetëm nëpër deklarata politike

Nga admin 0

Shkruan: Mr.Sc. Refik Hasani
Paraqitjet e shpeshta që janë dhe mbeten vetëm deklarime politike të Presidentit të Kosovës, zotit Hashim Thaçi dhe nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, zotit Lutfi Haziri, për korrigjimin e kufirit, ndarje territoriale, shkëmbim territorial, e deri te bashkimi të Medvegjës, Bujanocit e Preshevës me Kosovën.
Para se të prononcohen liderët institucionalë dhe politikë të Kosovës, së pari do të duhej të ndërtojnë një qëndrim dhe Parlamenti i Kosovës të diskutojë për Referendumin e kësaj krahine.
Do duhej përgatitur që çështja të paraqitet e shtrohet me fakte, dëshmi e argumente në instanca si që janë bisedimet në Bruksel, por edhe në instanca e mekanizma të BE-së dhe OKB-së.
Deri më tani asnjëherë nuk është përmendur në nivele të larta, prandaj është mëse e domosdoshme të shtrohet drejt që kjo krahinë është e diskriminuar dhe është në kërkim të një zgjidhje të drejtë e të qëndrueshme, pasi ka mbajtur Referendumin më 1 e 2 mars 1992, ka sakrificën dhe luftën e armatosor të UÇPMB-së dhe Marrëveshjen e Konçulit.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej