Ka than' i moçmi: 

“Gjysmë mjeku-vdes njerëzia, gjysmë idealisti-nuk bëhet Shqipëria”.

                                     -Fan Noli

Çështja Çame/ Kryetari i PDIU, Idrizi: I kemi dhënë Greqisë 3 koncesione, ne kemi fituar vetëm vulën apostile

Nga Klodiana 0

Reagimi i parë për lënien e Çamërisë jashtë marrëveshjes ka ardhur pikërisht nga Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi, i ftuar në Report Tv në emisionin “45 minuta” nga gazetari Denis Minga, tha se heqja e ligjit të luftës nuk favorizon Çamërinë dhe se nga marrëveshjet e arritura Shqipëria i ka dhënë Greqisë 3 koncesione, heqja e ligjit të luftës, zgjerimi i minoriteteve dhe çështja e implementimit të varrezave të ushtarëve grekë të rënë në luftë. Ndësa ne kemi fituar vetëm vulën apostile.

Kryetari i PDIU tha se transparenca e Shqipërisë në lidhje me këtë është pothuajse zero, pra nuk ka asnjë lloj preokupimi nga pala shqiptare për të mbyllur këtë çështje.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=1872907182772535&id=224057420990861&refsrc=https%3A%2F%2Fm.facebook.com%2FShqiptarjaCom%2Fvideos%2F1872907182772535%2FUzpfSTI4NDkyMzQ1NDg4MDcyNDoxOTEwNTEzODEyMzIxNjcy%2F&_rdr

”Ne jemi duke folur mbi burime dhe arsyetime që padyshim nuk mendoj se ka gjëra të pavërteta, por ne i gjejmë si burime nga Kotzias ose Cipras. Ajo që më shqetëson është se ka një transparence zero nga Shqipëria, por entuziazëm të ministrit të jashtëm. Pra, nuk ka një transparencë për gjëra të rëndësishme. Kërkesat e palës greke janë plotësuar të gjitha. Nuk ka marrëveshje të tillë në botë që detyron shqiptarët që kanë lindur në Greqi të ndryshojnë vendlindjen e tyre, pra të ndryshojnë toponimet. E dyta, kam parasysh ligjin për minoritet, i cili është absurd. Me këtë marrëveshje Shqipëria ka dalë me 9 pakica etnike. Shqetësimi i parë formal ka të bëjë fakti që kemi 9 minoritete, por ky koncept është shumë. Përsa i përket asaj që ka ndodhur me Greqinë, është zgjerimi i zonave minoritare.
Sot, nuk ka më koncept të zonave minoritare, ata mund të shkojnë ku të duan. Nëse do kishte reciprioritet pala shqiptare, nuk do ishte kjo gjendje. Një nga lëshimet më të rënda është implementimi i varrezave të ushtarëve grekë të rënë këtu. Këta ushtarë erdhën këtu si pushtues, tentuan të rrinë në kufijtë e Vorio-Epirit. Nga pikëpamja njerëzore duhet të ketë një varrezë, por nga pikëpamja historike mund të themi është e gabuar. Ky duhet të ishte dhe një proces pajtimi midis vendeve. Ky është një lëshim shumë i madh, por duhej të ishte bërë në kufijtë e reciprioritetit dhe në shkëmbim të varrezave të shqiptarëve të vrarë në Greqi.
Deri tani këto janë bërë tashmë. Kjo qeveri duhet të ndjejë përgjegjësinë për të zgjidhur këto marrëveshje. Sot, ne kemi marrë vetëm vulën apostile. E vetmja gjë që i ka ngel Greqisë është marrëveshja e detit. Kërkesat e palës shqiptare janë vetëm premtime. Është interesi i mbylljes së kufijve tokësore. Kurse mbyllja e kufijve tokësore dhe detarë bashkë është mbyllja përfundimtare e këtyre marrëveshjeve. Mbyllja e kufijve tokësorë është shumë e rëndësishme për ne. Neve na e vendos pala greke agjendën para. Edhe ndërhyrja e presidentit nuk solli asgjë të re, por mua më shqetëson që Shqipëria nuk ka ndonjë presion për të ulur dhe ta zgjidhë këtë çështje.
Mungesa e Gjykatës Kushtetuese është një pikëpyetje e madhe. Shenjat që ne kemi është se duhet të ishin mbaruar, jo vetëm kërkesat e grekeve, por edhe kërkesat tona. Di që ministri i mbrojtjes ka kërcënuar vjet Shqipërinë dhe sot është shumë i entuziazmuar thotë se do zgjerohemi me 6 milje. Pala greke e kondicionon, Ligji i luftës e hap rrugën për këtë gjë, por çamët nuk përfitojnë nga kjo ka deklaruar ministri i jashtëm pas takimit me ministrin grek.
Çështja Çame nuk është në programin e palës shqiptare. Ajo është përdorur për retorikë dhe për të nxitur temperaturat me Greqinë. Çështja Çame është çështje e të drejtave të njeriut dhe pala greke nuk e pranon këtë gjë. Ne nuk shohim këtë si pretendim territorial, për këtë çështje duhet lobim. Por, ka zgjidhje, kjo është thjeshtë çështje vullneti. Pala shqiptare duhet të përgatitet dhe të ketë gjithë juridiksikonin e nevojshëm juridik për ta çuar në Gjykatën e Strasburgut.”, tha Idrizi.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej