Ka than' i moçmi: 

"Ja sot në Shqipni nuk të pvetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don ta dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në bankë"

- Anton Harapi

Çështja Çame/ Koçijançiç konfirmon qëndrimin e Komisionerit Hahn

Nga Media 0

Zëdhënësja e KE-së është pyetur për deklaratën e komisionerit Johanes Hahn, sipas së cilës: Çështja Çame është ndër problemet e mbartura mes dy vendeve që duhet të gjejë zgjidhje përmes dialogut.

Zëdhënësja e Komisionit Europian, Maja Koçijançiç, përsëriti qëndrimin e Brukselit që nxit dialogun mes Shqipërisë dhe Greqisë për të diskutuar për çështjet e mbartura mes dy vendeve. Një prej çështjeve të mbartura mes dy vendeve është edhe Çështja Çame, e cila u citua saktësisht nga Komisioneri Johanes Hahn dy ditë më parë, kur kërkoi nga Shqipëria dhe Greqia të zgjidhin problemet e mbartura mes tyre. Zëdhënësja Maja Koçijançiç, është pyetur nga gazetarët grekë në Bruksel për deklaratat e Komisionerit Hahn, pikërisht në pjesën ku ai përmendi edhe Çështjen Çame.

Zëdhënësja e BE-së konfirmoi qëndrimin e Komisionerit Hahn, tek theksoi se Komisioni Europian nxit dy vendet të zgjidhin çështjet e mbartura.

Deklarata

“Kur flitet për Shqipërinë dhe Greqinë, Komisioni është informuar në fillim të vitit nga të dy vendet se ka qëllime për të thelluar dialogun mes tyre dhe të diskutojnë një sërë çështjesh të mbartura, që kërkojnë qartësi për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe. Dhe në këtë kontekst, Komisioneri rekomandoi veçanërisht propozimin e palës greke për të caktuar një platformë, e cila mund të lejojë më shumë dialog konstruktiv, lidhur me të gjitha çështjet që duhet të qartësohen mes dy shteteve. Po në këtë kontekst, Komisionieri inkurajoi të dy vendet që të vijojnë bashkëpunimin. Kjo është dhe fryma, në të cilën Komisioneri i përgjigjet një numri pyetjesh nga anëtarët e Parlamentit Europian dhe ato duhet të shihen në këtë dritë. Ne jemi të informuar mbi qëndrimet e dy vendeve për të thelluar dialogun dhe duke i inkurajuar ata që të shmangin keqkuptimet e mundshme mbi çështjet më të rëndësishme”, tha Koçijançiç.

Athina zyrtare është e revoltuar me qëndrimet e Komisionerit Johanes Hahn, ndërkohë që mediat greke i kanë dhënë një hapësirë të madhe këtij lajmi.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej