Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Çështja Çame/ Bakojanis kërkon interpelancë me Nikos Kotzias

Nga Media 0

bajojansi

Pesë pyetje për ministrin e jashtëm grek që lidhen me Çështjen Çame dhe marrëveshjen e ujrave. Shtohet presioni i politikës dhe opinionit në Greqi për dorëheqjen e ministrit të jashtëm, Nikos Kotzias.

Duket se deklarata e Komisionerit Johanes Hahn po e çon ministrin e jashtëm të Greqisë drejt dorëheqjes, ashtu si është lajmëruar tashmë në 27.al qysh dje. Deputetja e parlamentit grek, Dora Bakojanis (ish-ministrja që firmosi marrëveshjen e ujrave me Lulzim Bashën) ka kërkuar interpelancë me ministrin e Jashtëm, Nikos Kotzias. Interpelanca lidhet me rolin e ministrisë që ai drejton në dy çështje: për Çështjen Çame, e cila arriti të pranohet në Bruksel përmes deklaratës së Komisionerit të KE-së, Johanes Hahn, si dhe për marrëveshjen e kufinjve detarë mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Më poshtë pyetjet e Dora Bakojanis për ministrin Kotzias:

Pesë pyetje për Nikos Kotzias

Deputetja greke Dora Bakojanis i referohet deklaratës së ministrit të jashtëm shqiptar Ditmir Bushati, i cili ka pohuar pas deklaratës së Hahn se Çështja Çame dhe ajo e kufinjve detarë janë dy çështje në tryezën e bisedimeve mes tij dhe homologut grek, Nikos Kotzias. Bakojanis merr shkas nga fakti se tashmë çështja është pranuar edhe në Bruksel, pasi atje është shtuar një kapitull në raportet mes dy vendeve, ku kërkohet zgjidhja e këtyre dy çështjeve në bisedime dypalëshe. Për këtë arsye, Bakojanis i ka shtruar këto pyetje ministrit të jashtëm grek Nikos Kotzias:

Prandaj pyes zotin ministër:

  1. Konfirmoni dokumentin formal e Komisionit Europian mbi problemet mes dy vendeve Greqi-Shqipëri? Cili është pozicioni i palës greke në dokumentin përkatës për pretendimet shqiptare të “Çështjes Çame”?
  2. Konfirmoni dorëzimin e dokumentit formal nga ana e Shqipërisë, e cila i referohet problemeve të hapura me Greqinë? Çfarë dini ju zoti ministër për depozitimin e dokumentit që ka mbërritur në emër të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë?
  3. Cilat janë saktësisht arsyet që çuan në pranimin e bisedimeve për çështje që për Greqinë, nuk ekzistojnë mes dy vendeve?
  4. Për cilat arsye pranuat të dorëzohet në BE një letër që supozohet se Çështja Çame dhe ajo e kufinjve detarë janë probleme për t’u zgjidhur mes dy vendeve, Shqipëri-Greqi?
  5. A është diskutuar në mes palëve rekomandimi e zgjidhja e dallimeve mes dy vendeve për këto çështje? Nëse jo, ku e bazon pala shqiptare insistimin e saj se Çështja Çame është pjesë e tryezës së bisedimeve mes dy vendeve, Shqipërisë dhe Greqisë?

Këto pyetje të zonjës Bakojanis pritet ta shtojnë vështirësinë në pozitat e ministrit të jashtëm grek, Nikos Kotzias. Prej çastit, kur Hahn deklaroi se Çështja Çame dhe ajo e kufinjve detarë janë dy çështje që Brukseli i nxit dy vendet t’i zgjidhin mes tyre, ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias, është në hall brenda qeverisë dhe vendit të tij. Ka tentuar të mohojë faktin se Çështja Çame dhe ajo e ujrave, janë në tryezën e bisedimeve me homologun shqiptar, Ditmir Bushati. Megjithatë, Kotzias vazhdon të jetë në presion të fortë nga opinioni në Greqi, pasi u zbulua qëndrimi zyrtar i BE-së, i cili i mëshon faktit që dy vendet duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët për zgjidhen e problemeve që ekzistojnë mes tyre. Brenda kabinetit qeveritar të kryeministrit, Aleksis Tsipras ka zëra që i kanë kërkuar dorëheqjen e ministrit Nikos Kotzias. Kjo kërkesë ka ardhur nga partia aleate “Grekët e Pavarur”, ANEL që drejtohet nga Panos Kamenos që i përket ekstremit të djathtë. Kryetari i ANEL, Kamenos që mban postin e ministrit të Mbrojtjes i ka kërkuar kryeministrit Aleksis Tsipras të largojë nga detyra Nikos Kotzias ose ta detyrojë këtë të fundit të japë dorëheqjen pas disa dështimeve të mëdha që provokon hapja e Çështjes Çame. Kërkesa e deputetes Bakojanis duket një arsye më shumë për tronditjen e pozitave të ministrit të jashtëm grek Nikos Kotzias.

http://www.euro2day.gr/news/economy/article/1455218/nd-ekthetos-o-kotzias-gia-to-tsamiko-zhthma.html

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>