Ka than' i moçmi: 

 "Kurrë nuk kemi të drejtë të quhemi komb i qytetëruar, sado që të mësojmë gjuhë të huaja, sepse kombi nuk qytetërohet vetëm me mësimin e gjuhëve të huaja, por me mësimin e gjuhës së vet.”

                                                                                        -Filip Shiroka

Çelja e negociatave për Maqedoninë, Ali Ahmeti: Guximi shpërblehet, rekomandimi i merituar

Nga Klodiana 0

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti mirëpret raportin e sotëm të progresit të shpalosur nga Mogherini dhe Hahn në Bruksel, me theks të veçantë mbi Rekomandimin e pakushtëzuar për të filluar negociata me Bashkimin Evropian.

Ahmeti theksoi që “shumica parlamentare reformuese ka arritur të plotësojë pritjet urgjente të Brukselit zyrtar, miqve ndërkombëtar dhe qytetarëve, por nuk do të ndalemi me kaq”.

Lideri i BDI Ahmeti u shpreh i kënaqur nga realizimi dhe mbarëvajtja e reformave sistemore në vend, që sot u shpërblye nga Brukseli, “por kemi akoma punë për të bërë për ta fituar edhe datën për fillim të negociatave me BE”.

“BDI zotohet për të vijuar me reformat dhe për ti përforcuar përpjekjet për sundim të plotë të së drejtës si dhe për të luftuar korrupcionin dhe krimin e organizuar.

Guximi për të zgjidhur çështjet e hapura shpërblehet, prandaj do të vijojmë guximshëm në javët para nesh edhe drejt zgjidhjes së çështjes së emrit si pengesa jonë e fundit drejt BE-së dhe të NATO-s”, tha ai.

/zhurnal/

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej