Ka than' i moçmi: 

Nuk mund të punojmë për vendin tonë, po nuk patëm një dashuri për çdo cep të Shqipërisë."

                                                                                                 - Mit'hat Frashëri

Celine Dion refuzon ftesën e Trump, nuk do të performojë në Shtëpinë e Bardhë

Nga Klodiana 0

Këngëtarja kanadeze Celine Dion ka refuzuar ftesën e presidentit të zgjedhur Donald Trump, për të performuar më 20 janar në Shtëpinë e Bardhë.

Këngëtarja kishte marrë një ftesë për të kënduar më 20 janar në Uashington, por e refuzoi pasi në të njëjtën datë ajo do të duhet të paraqitet në një koncert në Las Vegas. Kohë më parë këtë koncert artistja e kishte anuluar si pasojë e vdekjes së bashkëshortit të saj.

Ndaj për mos të zhgënjyer edhe një herë tjetër fansat 48 vjeçarja vendosi të refuzojë ftesën nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndonëse janë miq të vjetër dhe numërohen evente të ndryshme në të cilat Celine Dion ka kënduar për Donald Trump.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej