Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Çelet “Bunk’art 2″/ Rama: Ata që flasin në hava, të qepin gojën e ta vizitojnë

Nga Ejona 0

Është çelur në Tiranë “Bunkart 2”, një muze që sjell për publikun fakte, emra dhe pjesë të së kaluarës komuniste

Në aktivitetin e organizuar me këtë rast, kryeministri Edi Rama mbajti një fjalim, ku tha se ky bunker është së brendshmi një diafragmë që merr frymë përmes leximit të emrave dhe fytyrave të terrorit komunist, një mekanizëm i gjallë ku gëlonin njerëzit.

Kryeministri ka këshilluar të gjithë ata që kanë folur në hava që kanë detyrimin moral të shkojnë ta vizitojnë dhe ta qepin gojën, përballë kujtimit të viktimave.

Rama: Nëse ligji themeltar i historisë është të kujtohesh, siç shkruante Primolevi, të kujtohesh me sytë e mendjes nuk mjafton.

Përurimi i këtij muzeu, nuk është aspak pjesë e programit që i kemi propozuar përfaqësuesve të diasporës. Për të gjithë ata që do thonë se kryeministri e vendosi kastile këtë datë, kanë të drejtë, porse qëllimi i kësaj ftese nuk është ky.

Bashkatdhetarët tanë nuk ka si të mos jenë po aq dëshmitarë të historisë së vendit të tyre të prejardhjes e çdo pjese të saj. Nëse të gjithë ne nuk e gjejmë të natyrshëm motivimin për të bashkëpunuar në plagët tona të dhimbshme nuk do e gjejmë as atë shtysë që lipset për të qenë partizanë të së ardhmes, në kundërshtim me ç’mund të mendojë ndokush historia nuk riciklohet.

Mënyra e saj e larjes së hesapeve i bindet një kodiku ligjesh prej çeliku.

Çengelat litarët, zyrat e errëta me lagështirë ku drita natyrale nuk hyn asnjëherë, sikundër nuk ka më individualitet janë shprehja brutale e asaj makinerie. Por qëllimi final është që nga nëndheu shkon në kokën e gjithkujt që është mbi dhe’.

Të kujtohesh me mendje s’mjafton asnjëherë, të kujtohesh me zemër është një akt intim dhe personal. Ajo që është e domosdoshme për të qenë dëshmitar, është të mund të kujtohesh me sy. Primolevi thoshte se cilido që e harron të kaluarën është i dënuar, jo në ferrin e përtejmë, por ta rijetojë atë.

Ky bunker është hyrja në të parin memorial, deri më sot i konceptuar dhe i ngritur mbi themele kushtuar kujtimit me mendje, zemër dhe sy të viktimave të terrorit komunist. Ndaj kush ka folur në hava deri sot, gratis siç brumoset zakonisht shpifja se ky është një bunker për të risjellë në formë, shprehje nostalgjie e dhunës e të kaluarës përmes të dëgjuarit të tij në sheshin sipër, ka detyrimin moral të vijë dhe ta vizitojë dhe ta qepë gojën, përballë kujtimit të viktimave, të cilat për herë të parë në historinë e këtyre 25 viteve, kanë një hapësirë që t’u flasin njerëzve drejtpërdrejt.

Jo përmes të tretëve, jo përmes librave, jo përmes kujtimeve, jo përmes debateve por fizikisht, sy më sy. Dhe kupola sipër është në fakt së jashtmi shëmbëlltyra e bunkerit tip të diktaturës, por së brendshmi një diafragmë që merr frymë përmes leximit të emrave dhe fytyrave të terrorit komunist.

Ky muze është vullneti për të shlyer një borxh të kujtesës, një borxh të pashlyer, përkundrazi të rënduar në këto 25 vjet, kur kujtesa u përdor jo e pandarë siç thoshte gjenerali De Gol por me dallime preferenciale si tokë e djegur dhe e shkretë ku gjithsecili mund të mbillte atë që donte për të arritur qëllime pa asnjë lidhje me respektin ndaj kujtesës”.

1 2 3 7

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>