Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Ç’do të thotë Reformë në Drejtësi? Është reformë, kur konfirmohet Donika Prela dhe hetohet Klodiana Lala

Nga 27.al 0

Nga Arben Llalla

Me këtë fjali mund të përshkruhet më së miri reforma, aq shumë e përfolur në drejtësi. Nuk bëhet fjalë për një standard të dyfishtë, por për një normë që reformuesit e kanë respektuar që në ngjizje të kësaj reforme.

Pamja e parë

Fjala vjen, nëse burri nuk i paguan taksat, por ti je mbikëqyrsja e dosjes 339 dhe bëmave të bandave të Durrësit, atëherë nuk quhet. Prandaj, Donika Prela kualifikohet, madje mund të dalë në fotografi, kamera sfiduese ndaj sistemit që i qofshim falë…

Nëse je një prokuror a gjykatës që nuk e justifikon dot me fatura si i ke paguar mëditësit e qerpiçit në vitin 1991, nuk e kalon klasën dhe digjesh.

Kjo është norma dhe askush mos të bëjë zë për double standard si i thonë të “jashtmit”.

Pamja e dytë

Nëse je gazetare si Kloadiana Lala që të kanë qëlluar shtëpinë me kallash e 12.7, kur i ke patur fëmijët brenda, policia, prokuroria nuk i zbulon autorët, sepse mund të jenë sak ata të dosjes 339 që Donika i ka për zemër, prandaj kualifikohet, meqë njohin ca tipa të tjerë atje lart. Ndoshta mund të jetë ky soj me Donikën hetuese që I ka dërguar për “vizitë” tek shtëpia e Klodianës.

Madje, nëse gazetarja merr përsipër të publikojë përgjimet merret në hetim për nxjerrje sekreti të asaj dosje që ka nën hyqëm Donika, me numrin e fatit 339.

Pamja e tretë

Reforma në drejtësi po dhuron drejtësi, por vetëm për ata të dosjeve të Donikës. Nuk cënohet Gjushi me 42 CD-të e përgjimeve, nuk do preket as Damiani që është në ato përgjime, madje as Edi Rama po ashtu, tek fjalos për blerje votash. Tashmë është e ligjëruar me reformë vjedhja e votave, sepse evazioni fiskal i burrit të Donikës është gjë e vogël, prandaj nuk bezdis kënd. Hajduti i vogël është më i mirë se hajduti i madh.

Pamja e katërt

Në vitin 1996, kur Berisha u çmend me ndihmën e Bashkim Gazidedes, gazetarët dhe njerëzit e fjalës së lirë u kthyen në target. Të shumtë ishin ata që u përndoqën, të shumtë ata që u rrahën për vdekje, mes të cilëve Edi Rama që i thyen kafkën.

Në vitin 2019 Edi Rama ka një dejà vu, por në këtë rast është i rreshtuar në krahun e Gazidedes.

Represioni atëherë nuk zgjati shumë, ndaj dhe Ramës i duhet thënë: “I pafsh hairin bashkë me Donikën tënde o Skënderbe!”.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej