Ka than' i moçmi: 

"Ja sot në Shqipni nuk të pvetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don ta dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në bankë"

- Anton Harapi

Çanta e shkollës/ Mjekët: Fëmijët, dëmtime fizike nga pesha

Nga Klodiana 0

Pesha e rëndë e çantës së shkollës është kthyer në një shqetësim të madh për prindërit, fëmijët e të cilëve shkuan këtë shtator për herë të parë në shkollë.

Për mjekët, ky është një alarm, pasi kjo ndikon jo vetëm në shtrembërimin e posturës. “Sigurisht që shtrembërohet. Fëmija ashtu siç ka sistemin e shijes mund të ketë të ndërtuar sistemin e lodhjes. Me ato pesha në shkollë ai mund të paraqitet i lodhur dhe me dhimbje, që i shpreh me mungesë vëmendjeje. Dhe mësuesit i etiketojnë pastaj si fëmijë të pavëmendshëm”, deklaron doktor Apostol Vaso, mjek algolog.

Sipas doktor Vasos, një studim i bërë me 1.500 nxënës të moshave nga 9 në 11 vjeç tregon se 60% e tyre kanë rezultuar me shtrembërime në posturë, ndërsa 40% janë ankuar për dhimbje.

Në Ministrinë e Arsimit thonë se po diskutohet me botuesit për të të lehtësuar peshën e librave.

“Një nga mënyrat mund të jetë që libri të ketë një letër me peshë më të vogël, pavarësisht se letra ka një ndryshim në ngjyrën e saj. Kemi menduar edhe për ndarjen e tekstit në pjesë, që nxënësi mund t’i përdorë në periudha të ndryshme. Sigurisht që për vitin tjetër tekstet janë shitur dhe nxënësit janë pajisur me to”, thotë Zamira Gjini, drejtoreshë e Arsimit Parauniversitar.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej